Finalja e “US Open”, Del Potro-Djokoviç

Saturday, 08 September 2018 16:31

Juan Martin Del Potro kthehet pas 9 vitesh të luajë në finalen e “US Open”. Argjentinasi kaloi në gjysmëfinale Rafael Nadalin, me spanjollin që nuk arriti të mbyllë ndeshjen për shkak të disa problemeve në gjurin e djathtë, që iu shfaqën pas ndeshjes maratonë me Dominic Thiem.

Del Potro dhe Nadal luajtën vetëm dy setet e parë të kësaj sfide, të cilat u fituan nga argjentinasi 7-6 dhe 6-2, pas 2 orësh e 1 minute lojë.

Në finalen e këtij turneu, që do të kërkojë ta fitojë për herë të dytë në karrierë, Del Potro do të ketë përballë Novak Djokoviç. Ky i fundit eliminoi në gjysmëfinale Kei Nishikorin, duke e mundur me rezultatin 3-0. Ish-numri 1 i botës e dominoi tenistin japonez, duke mos i dhënë mundësi t’i kundërpërgjigjej në lojë, teksa i fitoi setet e takimit 6-3, 6-4 dhe 6-2, në 2 orë e 22 minuta.

Për Djokoviç, ajo e së dielës do të jetë finalje e 8 në “US Open” dhe e 23-ta në turnetë “Grand Slam” në karrierë. Tenisti serb do të kërkojë që në “Flushing Meadows” të fitojë titullin e tij të 14 në turnetë madhorë, për të barazuar legjendën amerikane të tenisit, Pete Sampras.

Sa u përket përballjeve të drejtpërdrejta me Del Potron, bilanci është dukshëm në favor të Djokoviç, që ka 14 fitore kundrejt 4 të argjentinasit.

Modifikuar më Saturday, 08 September 2018 16:32

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...