Vllaznia nis marshimin drejt rikthimit në elitë

Saturday, 08 September 2018 18:06

Ka nisur kampionati i Kategorisë së Parë, ku këtë sezon luan edhe Vllaznia. Shkodranët e kanë nisur kampionatin në fushën e tyre, ku pritën Korabin dhe fituan 2-1.

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Loro Boriçi”, Ku Vllaznia ka marrë 3 pikët e para në Kategorinë e Parë. Skuadra e trajnerit Hasan lika ka vuajtur jo për të mposhtur Korabin. Golin e Hajdarit në shtesën e pjesës së parë e ka barazuar Murrja në minutën e 65-të, por pak minuta më pas braziliani Zhunior ka shënuar me kokë dhe i ka dhënë fitoren Vllaznisë.

Ishte ndeshja e parë, por Vllaznia nuk është se ka bindur, sidomos në lojën sulmuese, duke humbur shumë raste shënimi në zonën e portierit Birja. Gjithsesi, rëndësi kanë pikët për shkodranët, që e kanë nisur mbarë rrugën e kthimit në Superiore. Ndeshja e tjera të javës së parë në Grupin e Veriut do të zhvillohen nesër.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kishte frikë se të dashurat e tradhtonin, ja si ua punoi i fiksuari 39 femrave

Lifestyle

Kishte frikë se të dashurat e tradhtonin, ja si ua punoi i fiksuari 39 femrave

23-vjeçari Ryan ‘Wibbo’ Wibberley, duke pasur frikë se të dashurat mund ta tradhtonin, edhe pse lidhjet me to nuk kanë qenë për një kohë të gjatë, u ka lënë atyre...

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Aktualitet

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Kujdesi më i mirë për veten është të siguroheni nëse trupi juaj ushqehet siç duhet. Por për ta bërë këtë, ju duhet të dini se cilat ushqime të shmangni. Këta...

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Globi

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Presidenti Donald Trump tha të martën se po shqyrton me shumë seriozitet shtimin e pranisë së trupave amerikane në Poloni. Ai i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit me...