Binaku bast i fituar, Panucci gjen pasuesin e Agollit

Diel, 09 September 2018 10:50

Naser Aliji, Hysen Memolla, Ermir Lenjani, Bujar Lika dhe ndonjë tjetër, ishin moria e lojtarëve me të cilët Panucci eksperimentoi për t’u besuar një vend në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku kapiteni Agolli nuk mund të luajë përjetësisht.

Megjithatë askush nuk bindi dhe Panucci vendosi të rikthejë kapitenin për sfidat ndaj Izraelit dhe Skocisë, ndonëse e kishte edhe një “provë” të fundit për të bërë, pasi kishte grumbulluar për herë të parë mbrojtësin e majtë të Malmos, Egzon Binaku.

Ky i fundit bindi në stërvitje dhe zbriti si titullar në sfidën ndaj Izraelit, duke qenë edhe një nga befasitë më të mëdha të formacionit fillestar të Christian Panuccit, por 90-minutëshi i “Elbasan Arenës” duket se i dha të drejtë teknikut italian.

Kjo pasi ishte pikërisht Egzon Binaku, futbollisti që mori më shumë duartrokitje gjatë takimit, nga tifozët e paktë të pranishëm në shkallët e stadiumit, duke luajtur si të ishte një veteran i Shqipërisë dhe jo si debutues, që ishte në të vërtetë.

Me një fizik për t’u admiruar, formë sportive optimale, nivel mjaft të lartë teknik dhe mbi të gjitha kujdes të theksuar në pozicionim dhe mbylljen e hapësirave, Binaku bllokoi çdo tentativë të izraelitëve, për të sulmuar nga krahu i tij.

Për më tepër, ndonëse në krahun e djathtë luante mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, organizimi i lojës së kuqezinjve fillonte thuajse gjithmonë nga e majta, aty ku mbrojtësi 23-vjeçar përdorte topin në mënyrë perfekte, kombinonte, shtynte përpara dhe në 2-3 raste tentoi të godasë edhe portën.

Në fund të takimit, vetë Christian Panucci, duke folur për Supersport nuk i kurseu elozhet ndaj Egzon Binakut, duke e cilësuar tashmë një bast të fituar dhe për më tepër, me mundësi reale rritjeje të cilësisë së performancave në të ardhmen.

Kështu pavarësisht eksperimenteve të dështuara në ndeshjet miqësore, Panucci më në fund e gjeti mbrojtësin e tij të majtë në një ndeshje zyrtare dhe tashmë do të ketë një telash më pak në punën e tij në krye të kuqezinjve.

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 10:55

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Aktualitet

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Kujdesi më i mirë për veten është të siguroheni nëse trupi juaj ushqehet siç duhet. Por për ta bërë këtë, ju duhet të dini se cilat ushqime të shmangni. Këta...

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Globi

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Presidenti Donald Trump tha të martën se po shqyrton me shumë seriozitet shtimin e pranisë së trupave amerikane në Poloni. Ai i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit me...

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Aktualitet

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Pekin ka theksuar se Serbia e ka përkrahjen e plotë të Kinës lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net. “Ne përkrahim politikën e një...