Panuçi e shikon fajin te lojtarët, jo te vetja

Hënë, 10 September 2018 23:35

Traineri i Shqipërisë, Panucci, ka thënë ndër të tjera pas ndeshjes se Shqipëria është shumë e dobët në 20 metrat e fundit. Ai deklaroi se Shqipëria duhet të jetë më agresive.

• Kundërshtari na dominoi. Ishte përgatitur keq ndeshja?

"Është mendimi juaj, unë kam mendimin se ndeshja është përgatitur mirë. Kemi dhuruar dy gola. Kemi pasur rastet tona, por ata shënuan, ndërsa ne nuk shënonim dot.

• Duhej eksperienca e Bashës sot? Edhe mbrojtja ndryshoi në pjesën e dytë…

"Ne kemi limitet tona në aspektin difensiv. Kundërshtari na ngacmon për të shkuar te zona e golit, dhe ne i japim hapësirë. Kemi pasur rastet tona, por në fushë ka pasur edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë.

• Mbrojtja…

"Vuajtëm shumë në pjesën e parë, dhe mendova të shkojmë me 3 mbrojtës. Jemi shumë të mirë, të përzemërt për të na shënuar. Kundërshtari është shumë i ashpër kur shkojmë t’i shënojmë, ndërsa ne jemi shumë të hapur.

• Një arsye pse nuk luajti Basha?

"Nuk vlen vetëm një lojtar kundër cilësisë, ligësisë, apo ashpërsisë së kundërshtarit. Kundër Turqisë, kur fituam të gjithë thatë “bravo Lilaj”. Ne jemi shumë të dobët në 20 metrat e fundit", deklaroi Panucci

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!