Formula 1/ Ferrari largon Kimi Raikkonen, vendin e tij e zë...

E mërkurë, 12 September 2018 11:27

Ferrari ka njoftuar largimin nga ekipi i tij të Kimi Raikkonen, i cili s’do jetë më pjesë e gjermanëve pas mbylljes së këtij sezoni.

Ka qenë vetë shtëpia e Maranello-s që e ka zyrtarizuar me anë të një deklarate për shtyp. “Skuderia Ferrari komunikon se, në fund të sezonit 2018, Kimi Raikkonen do të largohet nga roli i tij aktual. Gjatë këtyre viteve, Kimi i ka dhënë skuadrës një kontribut thelbësor, si në cilësinë e pilotit ashtu edhe për cilësitë njerëzore. Roli i tij ka qenë vendimtar për rritjen e skuadrës dhe, në të njëjtën kohë, ka qenë përherë një njeri i madh në skuadër” shkruhet në faqen e Ferrari-t.

Piloti finlandez Kimi Raikkonen më tej ka njoftuar nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Instagram se ka firmosur kontratën e re dy-vjeçare me Sauber Alfa-Romeo: “Jam i lumtur që do të kthehem aty ku nisi gjithçka”. Në vendin e lënë bosh prej tij, pra në krah të Sebastian Vettel do të jetë Charles Leclerc.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

Politikë

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

  Ish Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa I përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të...

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Bota Shqiptare

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se Qeveria mund të bjerë, por jo për shkak se ka marrë një vendim prej të cilit siç tha ai “është hidhëruar Lista...

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Është përfshirë nga flakët një banesë në Elbasan pasi shpërtheu një bombol gazi.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Katundi Ri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!