FOTO+VIDEO/ Merr formë “Arena Kombëtare”, ja si duket shtëpia e re e kuqezinjve

E mërkurë, 12 September 2018 15:52

 “Arena Kombëtare” vazhdon të marrë formë dita ditës, punimet vazhdojnë me ritme të larta dhe pritet që të përfundojë brenda afatit të përcaktuar. FSHF ka publikuar pamjet dhe duket qartë që tashmë ka marrë formën e një arene futbolli. Skeleti i mbulesës së stadiumit është pothuajse drejtë përfundimit, ndërsa në të gjithë hapësirën ku do të montohen ulëset janë vendosur platformat e betonit.

Punimet tashmë vazhdojnë në tribunën VIP dhe në pjesën ku do të qëndrojë edhe media, po ashtu drejt përfundimit janë baret dhe restorantet që do të përdoren gjatë ndeshjes, por jo vetëm. Edhe skeletet metalike që do të mbulojnë stadiumin janë drejt përfundimit. Ndërsa me fushën nuk është filluar akoma asnjë punim, pasi nuk janë larguar akoma vinçat që kryejnë montimin e tyre në tribunat e stadiumit.

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë shprehur më herët se deri në fund të këtij viti do të ketë përfunduar pjesa kryesore e punimeve, ndërsa inaugurimi i stadiumit do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!