“Uragani” CR7 bën Juventusin të shpërthejë në bursë

E Enjte, 13 September 2018 14:11

Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi gjatë merkatos së kësaj vere e ka ndryshuar jetën e gjigantëve italianë. E ka përmirësuar atë deri në pikën që aksionet e klubit bardhezi në bursën e Milanos të rriten 62% në muajin e fundit.

Një rritje historike, që kap shifrën 86%, nëse marrim si referencë një vit të tërë.

Ndërkohë, indeksi FTSE MIB, i cili përfshin kompani të mëdha italiane, vazhdon të bjerë në javët e fundit (-6.2%) për shkak të kontekstit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Çmimi i tregut të aksioneve të klubit piedmontes ka pësuar menjëherë rritje, në fillim të korrikut, kur ishte spekuluar mbi ardhjen e CR7.

Pastaj e vijoi këtë trend me njoftimin e nënshkrimit të yllit portugez me 7 herë radhazi kampionët e Italisë, në po kaq vitet e fundit.

Falë ardhjes së CR7, aksionet janë tregtuar në një nivel maksimal prej 1.47 eurosh. Siç raporton “Telesport.al”, regjistrimi i mëparshëm datonte nga 3 janari 2002 dhe ishte në raportin 1.32 euro.

Më vonë se viti 2002 ishte kriza e rëndë për klubin bardhezi, sidomos pas skandalit administrativ “Moggigate”, me rënie konsekuente në aksione.

Ato ishin kohë të këqija, që tani janë qartësuar plotësisht, edhe në tregun e aksioneve, me rekrutimin e ish-sulmuesit të Real Madridit.

Për specialistët e bursës së Milanos, sjellja e veprimeve në javët e ardhshme është e pamundur të parashikohet, pasi faktorët e përfshirë dhe rezultatet e ekipit, golat që shënon CR7, çdo skandali mundur me portugezin, kanë ndikim të menjëhershëm.

Kapitali i përgjithshëm i klubit të njohur nga Torino, gjithashtu, regjistron nivelet historike, me 1.350 milionë euro, si të dhëna maksimale.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

Politikë

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

  Ish Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa I përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të...

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Bota Shqiptare

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se Qeveria mund të bjerë, por jo për shkak se ka marrë një vendim prej të cilit siç tha ai “është hidhëruar Lista...

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Është përfshirë nga flakët një banesë në Elbasan pasi shpërtheu një bombol gazi.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Katundi Ri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!