Zyrtare/ Më në fund ka një ekip edhe për Arlind Ajetin

E Enjte, 13 September 2018 21:03

Arlind Ajeti, ishte pa ekip edhe pas mbylljes së merkatos, dhe ditën e sotme, më në fund ka gjetur një klub në Zvicër, për të vazhduar karrierën. Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili sezonin e kaluar ishte në huazim tek Krotone nga ekipi i Torinos, u kthye tek klubi granata, por më pas, ata vendosën të mos e mbajnë.

Disa skuadra në Serinë B e kërkuan, por në fund, Ajeti vendosi të vazhdonte aventurën në Zvicër, tek Grasshoper. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-veçare, me opsion rinovimi për 2 vite të tjera. Drejtori i Grasshoper, Matias Ualter, pas firmosjes së kontratës deklaroi: “Jemi të lumtur që morëm menjëherë një përgjigje pozitive nga Arlindi për të na u bashkuar, pas dëmtimit të papritur të mbrojtësit Natan. Arlindi sjell shumë eksperiencë dhe do të na ndihmojë shumë.”

Modifikuar më E Enjte, 13 September 2018 21:35

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rivarrimi, Kolonel Ahmet Krasniqi, Heroi i Kosovës po kthehet triumfal në truallin e tij

Bota Shqiptare

Rivarrimi, Kolonel Ahmet Krasniqi, Heroi i Kosovës po kthehet triumfal në truallin e tij

“Drejtësia vonon e nuk harron, sepse, Koloneli Krasniqi, Heroi i Kosovës po kthehet triumfal në Kosovë dhe, vrasësit nuk i shpëtojnë dënimit të merituar, moralisht dhe nga drejtësia. Qeveria Haradinaj...

Konflikti për pronat, plagos me thikë kushëririn

Aktualitet

Konflikti për pronat, plagos me thikë kushëririn

Një konflikt për pronat ka përfunduar me plagosje me thikë. Ngjarja ka ndodhur ne Bulqizë kur kushëriri ka goditur kushëririn e tij bashkë më djalin me thikë pas një zënke për...

I kërkon ish të dashurës 1200 euro për fotot intime në Gjilan

Aktualitet

I kërkon ish të dashurës 1200 euro për fotot intime në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin me inicialet F.F. pasi ka kërkuar 1 mijë e 200 euro nga ish e dashura për të mos ia publikuar fotot intime në...