Interi nuk ndalet më, Spaleti i lumtur për Naingolan e Zhoao Mario

Premte, 14 September 2018 19:59

Interi është gati për sfidën që do të luajë ndaj Parmës në Milano, nesër në orën 15:00. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Parmës, trajneri i Interit, Luçiano Spaletti, gjithashtu foli për disa pika të rëndësishme rreth skuadrës së tij, jo vetëm para ndeshjes së radhës, por edhe më gjerë:

“Naingolan është i fortë si të gjithë të tjerët, sepse ai shënoi gol në sfidën e fundit ndaj Bolonjës. Por, ai mund të bëjë më mirë në vijim sepse ka aftësi”.

“Në fund të lojës, kur shohim statistikat, kuptojmë se mund të bëhet më mirë, por sigurisht ndryshon ekipin dhe e bën dallimin”.  “Sa i përket Zhoao Marios, me siguri mund ta provojmë. Kemi shumë ndeshje përpara, jo vetëm për kampionatin por edhe për Kupat e Europës”.

“Kështu që na duhen sa më shumë lojtarë me kualitet që t’i kemi gati”, – u shpreh trajneri i Interit në prag të sfidës me Parmën, e cila vlen 3 pikë për zikaltërit që këtë sezon duan të shpallen kampionë në Serinë A, ndonëse e kanë nisur jo mirë kampionatin.

Kujtojmë që Interi në start u mund nga Sasuolo dhe barazoi në “San Siro” me Torinon. Javën e shkuar zikaltërit mposhtën Bolonjën në transfertë me rezultatin bindës 0-3

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!