Lorik Cana: Si më erdhën 150 veta të paftuar dhe të panjohur në dasmë

E Enjte, 11 October 2018 20:09

Ndonëse ka katër vjet që është martuar ende ka të pazbuluar për dasmën e Lorik Canës. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare pasditen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” , ku iu kthye edhe një herë kujtimeve të dasmës së bujshme me dy ceremoni.

Cana tha se ai dhe Monika kanë zhvilluar një ceremoni private me 50 persona në Itali dhe një ceremoni me 650 persona në Prishtinë, prej të cilëve 150 ishin të paftuar dhe as që i njihte.

“Ne kemi 7 vite bashkë dhe kemi 4 vite martesë bashkë me Monikën. Në dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta dhe erdhën 650, më shumë se 150 nuk i njihja fare. Në Kosovë, nga njerëzit e Monikës kanë qenë vetëm prindërit.

Por tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz. Dasmën në Romë e kemi pasur shumë intime, kanë qenë 50 vetë” – rrëfeu Cana. Lorik Cana dhe Monika kanë edhe një djalë 3 vjeç për të cilin janë shumë krenar.

“Unë kam pasur dëshirë të kem fëmijë edhe më herët, por ndoshta nuk do ta kisha shijuar kaq shumë. Tani kam pasur mundësi që jetën time ta mbush me djalin, kam kaluar shumë kohë me të. Nuk kemi dëshirë ta lëmë me një. Por akoma nuk i kemi hyrë punës. Vitin tjetër ai bën 4 vjeç dhe do fillojmë të mendojmë diçka”,- tregoi Cana duke qeshur.

Modifikuar më E Enjte, 11 October 2018 20:54

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kush e përkrahu Kosovën e kush Serbinë, në Këshillin e Sigurimit në OKB

Bota Shqiptare

Kush e përkrahu Kosovën e kush Serbinë, në Këshillin e Sigurimit në OKB

Këshilli i Sigurimit në OKB mbajti mbrëmë një mbledhje urgjente për Kosovën. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë shfaqen mbështetje për transformimin e Forcave të Sigurisë së...

Vasili: Rama antiprotestë në UBT, foli me veten

Politikë

Vasili: Rama antiprotestë në UBT, foli me veten

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama u pa në Universitetin Bujqësor të Tiranës edhe pse studentët nuk ishin në dije të këtij takimi. Madje ata denoncuan edhe me video...

“Rama njeh dialogun e përçarjes dhe jo të zgjidhjes së problemeve”

Politikë

“Rama njeh dialogun e përçarjes dhe jo të zgjidhjes së problemeve”

Për deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, tentativa e Kryeministrit Rama për gjoja dialog është thjesht dhe vetëm tentativë për përçarje të studentëve. Çupi shkruan në Facebook shkruan se në 5...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!