Liga e Kombeve: Dyfishohen shpërblimet, Shqipëria luan për 2.25 milionë euro

Premte, 12 October 2018 19:07

UEFA ka bërë të ditur se do të rrisë kontributet për edicionin aktual të UEFA Nations League që nisi në shtator. Ky modifikim do të sjellë një rritje prej 50% të pagesave të solidaritetit për 55 Federatat që marrin pjesë në kompeticion. Për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit do të ishte një minierë ari: 2,25 milionë euro inkasim mes kontributeve të solidaritetit dhe bonusve për fitimin e grupit, gjithnjë nëse kuqezinjtë arrijnë të fitojnë grupin e tyre C1.

FAZA E GRUPEVE

Faza grupeve – Kontributi Rritja Bëhet
Liga A €1.5m €750,000 €2.25m
Liga B €1m € 500,00 €1.5m
Liga C € 750,00 € 375,00 €1.125m
Liga D € 500,00 € 250,00 € 750,00

FITUESIT E GRUPEVE
Edhe fituesit e fazës së grupeve të Ligave A, B, C e D do të kenë benefite; cdo kombëtare që e mbyll në vendin e parë do të marrë një bonus prej 50% të pagesave.

Faza grupeve – kontributi fituesve Rritja Bëhet
Liga A €1.5m €750,000 €2.25m
Liga B €1m € 500,00 €1.5m
Liga C € 750,00 € 375,00 €1.125m
Liga D € 500,00 € 250,00 € 750,00

Maksimumi i kontributeve të solidaritetit e të bonusve shtesë për një skuadër të Ligës A, do të jetë 4,5 milionë euro; 3 milionë euro për një skuadër të Ligës B; 2,25 milionë euro për një të Ligës C e 1,5 milionë euro për një të Ligës D.

Katër skuadrat fituese të grupeve të Ligës A, në fund, do të përballen për fitoren e kupës UEFA Nations League në qershor 2019. Rritja në kontributet e solidaritetit për këto katër skuadra do të ndahen kështu:

Faza finale Rritja Bëhet
Fituesit €4.5m €1.5m €6m
Vendi i dytë €3.5m €1m €4.5m
Vendi i tretë €2.5m €1m €3.5m
Vendi i katërt €1.5m €1m €2.5m

Kjo do të thotë se kush fiton Nation League merr në total 10,5 milionë euro. Vendimi për të rritur kontributet e solidaritetit e bonusèt u mor nga Komiteti Ekzekutiv UEFA, ndërsa u ndihmua nga të ardhurat e përfituara nga UEFA EURO 2016 që ishin vënë mënjanë për investime të ardhshme.

 

Modifikuar më Premte, 12 October 2018 19:09

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Politikë

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar arrestimet e bujshme të dy ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Sipas tij arrestimet tregojnë atë që opozita e ka thënë...

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Globi

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Një nxënës i ka vënë pistoletën në kokë mësueses së tij në mënyrë që ajo t’i hiqte mungesën. Pamjet janë xhiruar në një shkollë të mesme në Creteil të Francës. Edhe...

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Aktualitet

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna. Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali. Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!