VIDEO/ Aksident i tmerrshëm në Formula 3, pilotja 18-vjeçare thyen shtyllën kurrizore

Diel, 18 November 2018 19:08

Pilotja e re gjermane Sophia Floersch përjetoi një aksident të tmerrshëm në garën e sotme në Formula 3, e cila u zhvillua në qytetin Macau.
Aksidenti ndodhi në pistën Guia, e cila shtrihet përgjatë rrugëve të qytetit Macaut.

Në xhiron e katërt të garës për Çmimin e Madh të Macaut, pilotja 18-vjeçare Floersch me një shpejtësi 273 kilometra në orë preku kufizuesen anësore të pistës dhe më pas “fluturoi” mbi gardhin dhe u përplas në platformën pranë pistës.

Spektatorët duken të tmerruar, ndërsa përplasja vonoi garën për më shumë se një orë dhe prej saj u lënduan edhe katër persona të tjerë që janë dërguar në spital bashkë me piloten Floersch.

Pilotja u transportua me plagë të rënda në spital, nga ku u vu re se ajo është në vetëdije, por ka thyer shtyllën kurrizore.

Ndërkohë, Floersch, shkroi në Twitter se ajo ishte “mirë” vetëm disa orë pas aksidentit, që erdhi si pasojë e një kontakti me pjesën e pasme të makinës së Jehan Daruvala.

Vajza ka falënderuar fansat për mesazhet e mbështetjes dhe ka konfirmuar se ajo do t’i nënshtrohet një operacioni të hënën në mëngjes.

“Dua të dinë të gjithë që jam mirë, por nesër në mëngjes do të shkoj në kirurgji”, shkroi ajo.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trenat përplasen kokë më kokë

Globi

Trenat përplasen kokë më kokë

Të paktën 7 persona humbën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në Turqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në një stacion hekurudhor...

Vrasja e studentes greke, ADN e shqiptarit tek shufra e hekurit

Aktualitet

Vrasja e studentes greke, ADN e shqiptarit tek shufra e hekurit

Detaje të reja janë zbuluar në thrillerin e Rhodes me viktimë një studente 21 vjeçare greke. Në shufrën e hekurit me të cilën u godit viktima është gjendur ADN e 19-vjeçarit...

Kretë, kapen 6 tonë hashash çokollatë

Globi

Kretë, kapen 6 tonë hashash çokollatë

Organet greke në Kretë kanë zbuluar të paktën 6 tonë hashash çokollatë në 8 konteinerë që transportonte anija “Noka”, që vinte nga Siria.  Anija e dyshimtë ishte nën vëzhgim prej një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!