De Bruyne: Fantastike po ta fitojmë titullin në derbi

Hënë, 02 Prill 2018 09:20

Manchester City është vetëm një fitore larg nga titulli kampion i Premier League dhe Kevin De Bruyne thotë se do të jetë "e veçantë" nëse shpallen gjatë derbit të Manchester-it.

Kevin De Bruyne i pëlqen ideja që  Manchester City  të fitojë titullin e Premierligës duke mposhtur rivalët e përjetshëm të Manchester United në ndeshje direkte.

Fitorja 3-1 kundër Evertonit javës së kaluar, e lë Manchester Cityn një fitore larg titullit kampion.

Ndërsa United ka qenë i dyti gjatë pjesës më të madhe të sezonit, City i Guardiolës ka dominuar ligën që ne fillimet e sezonit.

"Për ta bërë këtë kundër United do të ishte e veçantë," tha De Bruyne.

"Do të ishte e këndshme të ngrenim titullin në ndeshjen kundër United, për tifozët do të ishte diçka e veçantë. Do të ishte e mrekullueshme, diçka ndryshe. Ju e njihni historinë, kështu që do të ishte fantastike.”

"Sa më shpejt që ta bëjmë atë, aq më mirë, pasi  mund të përqendrohemi në frontet e tjera. Kemi ndeshje të veshtira përballë pasi do luajm me Liverpool-in dy her, Manchester United dhe Tottenham.

Në ndeshjen e parë të sezonit në dhjetor, City fitoi 2-1 fitues në Old Trafford.

Modifikuar më Hënë, 02 Prill 2018 09:38

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një...

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Lifestyle

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon...

Trenat përplasen kokë më kokë

Globi

Trenat përplasen kokë më kokë

Të paktën 7 persona humbën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në Turqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në një stacion hekurudhor...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!