Bayern i gatshëm të paguajë 42 milion euro për të blerë James Rodriguez

Hënë, 02 Prill 2018 09:38

James Rodriguez ka lënë mbresa të mira në drejtorët dhe trajnerin e Bayern Munich, që prej lëvizjes së tij nga Real Madridi në Gjermani.

Drejtorët e klubit bavarez kanë vendosur tashmë që do të paguajnë opsionin e blerjes prej 42 milionë eurosh që ishte përfshirë në marrëveshjen dyvjeçare të kolumbianit.

Real Madridi lejoi që mesfushori të lëvizë në Gjermani në një huazim dyvjeçar, për të cilën Bayerni pagoi shifrën e 13 milion eurove.

Tashmë klubi do që t’i ketë të gjitha të drejtat e lojtarit, duke e çuar shifrën e paguar diçka më shumë se 50 milion euro.

Vendimi i Bayern është përfundimtar dhe Real Madridi tashmë është i vetëdijshëm për qëllimin e tyre,  edhe pse udhëheqësit e Bundesligës mund të kishin pritur një vit tjetër përpara se të merrnin këtë vendim.

 James ka filluar të studiojë gjermanisht dhe thotë se ndjehet rehat në Allianz Arena, ku ka shënuar pesë herë dhe ka asistuar 11 të tjerë deri më tani.

Edhe pse e nisi sezonin me një rendiment të ulët, ai ka lulëzuar nën Jupp Heynckes dhe tani të dyja palët janë dakort që finalizimi i tranfertës të kryhet.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Alkooli shkakton një në 20 vdekje në mbarë botën

Aktualitet

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Alkooli shkakton një në 20 vdekje në mbarë botën

  Në mbarë botën, alkooli është shkaku kryesor i më shumë se një deri në 20 vdekje, ku tre të katërtat e tyre janë meshkuj, ka treguar së fundmi një raport...

Gjermania të ndërmjetësojë për njohjen e Kosovës

Bota Shqiptare

Gjermania të ndërmjetësojë për njohjen e Kosovës

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, deputetja gjermane liberale Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës. Ajo nuk e mbështet...

Kapet ‘skifteri’ shqiptar, bashkëpunëtorët largohen si në filma

Aktualitet

Kapet ‘skifteri’ shqiptar, bashkëpunëtorët largohen si në filma

Një shqiptar është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë i kanë shpëtuar policisë. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme, ku këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i...