FSHF: Kërkesa e tatimeve në kundërshtim me ligjet

E mërkurë, 18 Prill 2018 19:21

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në faqen e saj zyrtare rreth shkresës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë, për kontroll në vend me objekt: Tërheqja e dokumentacionit të kërkuar sipas shkresës së ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë, me Nr.Prot.551/2, datë 28.02.2018, ku kërkohet:

  1. Lista e personave të kontraktuar nga FSHF nga viti 2010 deri në Janarin e vitit 2018.
  2. Tatimi dhe burimi për të ardhurat nga pagat, shpërblimet, bonuset, honoraret për secilin, të ardhura të tatueshme deri në muajin Janar 2018.

FSHF bën me dije se ky informacion është i depozituar në organet tatimore në mënyrë të rregullt dhe në bazë të procedurave dhe ligjeve në fuqi. Në mbyllje të çdo viti pasqyrat financiare auditohen nga një kompani ndërkombëtare auditimi. Këto raporte janë të publikuara për të gjithë.

FSHF nuk ka asgjë për të fshehur, në raport me detyrimet ndaj buxhetit dhe në respekt të ligjeve ne fuqi.

Por, FSHF konstaton me keqardhje që kjo kërkesë është e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me procedurat normale të kontrollit tatimor.

Së pari, kërkesa nuk është bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, por nga një deputet i mazhorancës. Fatkeqësisht, kjo kërkesë është në tejkalim të Ligjit, saktësisht të Nenit 8 të statusit të Deputetit, në bazë të të cilit “deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij nga përfaqësues të organeve shtetërore qendrore, si dhe ato vendore. Por në fakt, në kërkesën e tij Deputeti i mazhorancës kërkon jo “Shpjegime”, por një informacion për një palë të tretë, që është ndër të tjera edhe një OJF, në rastin konkret Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo është gjithashtu në shkelje flagrante me Ligjin Nr.9920, “Për procedurat tatimore” saktësisht në nenin 31 të këtij Ligji,i cili sanksionon konfidencialitetin e të dhënave.

Së dyti, në këtë rast organet tatimore shpërdorojnë detyrën, sepse kërkesa e Deputetit të mazhorancës është në bazë të Ligjit, që vetëm të kërkojë “shpjegime” dhe jo të iniciojë kontrolle në palë të treta. Organet tatimore i kanë informacionet e depozituara nga FSHF dhe janë të lirë të japin shpjegimet e tyre, sipas ligjeve në fuqi. Kërkesa për verifikim në vend nga organet tatimore është tej kërkesës së paarsyeshme ligjore të Deputetit të mazhorancës, ç’ka na bën të mendojmë se ka një prapavijë të pastër politike.

FSHF do të reagojë në mënyrë ligjore ndaj kësaj kërkese të paligjishme dhe garanton opinionin publik se kurdoherë ka respektuar detyrimet fiskale, në përputhje të plotë me ligjet në fuqi të shtetit shqiptar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Politikë

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar arrestimet e bujshme të dy ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Sipas tij arrestimet tregojnë atë që opozita e ka thënë...

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Globi

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Një nxënës i ka vënë pistoletën në kokë mësueses së tij në mënyrë që ajo t’i hiqte mungesën. Pamjet janë xhiruar në një shkollë të mesme në Creteil të Francës. Edhe...

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Aktualitet

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna. Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali. Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!