LARGIMI I HIGUAIN NGA MADRITI, BABAI I TIJ NA TREGON ARSYEN

Tuesday, 03 Prill 2018 13:20

Babai i sulmuesit argjentinas të Juventusit, Jorge Higuain ka folur në lidhje me ndeshjen e së martës, mes Juventusit dhe Real Madridit, në Torino, e rëndësishme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. “Është e qartë se lojtarët e nivelit të lartë janë të nevojshëm më shumë dhe Gonzalo është në këtë linjë.

Dy muaj më parë ishin shumë kritikë ndaj Cristiano Ronaldos, Benzema është kritikuar vazhdimisht. Për 10 vite, në të cilat Messi dhe Ronaldo po dominojnë, “9” e skuadrave të mëdha në Europë janë Lewandowski, Higuain, Luis Suarez, Cavani dhe Benzema. Ata janë kritikuar vazhdimisht, por duhet të jetojnë me këtë realitet” shprehet babai i Gonzales.

Në lidhje me largimin e “Pipita” nga Real Madridi në vitin 2013, babai i sulmuesit argjentinas shton: “Ato janë gjëra të presidentëve të ditës. Me siguri nuk jemi ndarë në mënyrë shumë miqësore. Unë mendoj se Karim, Cristiano dhe Gonzalo kishin bërë shumë të tre së bashku dhe ishin në ballë të sukseseve të Real Madridit”.

Higuain.Juve.Olympiacos.201718.gol.356x237

Modifikuar më Tuesday, 03 Prill 2018 14:14

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rruga dhe ura, dy problemet madhore të fshatit Selixë

Aktualitet

Rruga dhe ura, dy problemet madhore të fshatit Selixë

Fshati Selixë në njësinë administrative Komsi, në Bashkinë e Matit, vijon të jetë një ndër fshatrat më problematik për shkak të distancës që ka nga qendra e njësisë apo qyteti...

Edhe rusët ngrihen kur u shkelen të drejtat, protesta për pensionin

Globi

Edhe rusët ngrihen kur u shkelen të drejtat, protesta për pensionin

Në mbarë Rusinë po mbahen protesta për të kundërshtuar planin e qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension për pesë vjet. Mijëra persona morën pjesë në protestën në Moskë...

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Aktualitet

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Një grua në Fier i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një dozë të madhe ilaçesh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maj’, ndërsa sipas policisë viktima është A. F...