MILAN-INTER, SFIDA E SHUMËPRITUR

Tuesday, 03 Prill 2018 14:26

Derbi i Madonnina-s mes Interit dhe Milanit nuk është më ai që ka qenë, por kjo nuk e ka ulur aspak interesin e tifozëve të futbollit.

Milan dhe Interi vazhdojnë të kenë admiruesit e tyre dhe të ndajnë Milanon në 2 pjesë, edhe pse sjanë më të dikurshmit.

Sfida e së mërkurës do të transmetohet në 181 vende të botës dhe do të mbërthejë para ekranit 728 milionë persona. Më me fat, janë 75 mijë personat që kanë mundur të gjejnë biletat për të ndjekur këtë supersfidë në shkallët e Giuseppe Meazzas në San Siro.

Interesi do të jetë i madh edhe në Hong Kong apo Kinë vendet ku banojnë presidentët kinezë të dy klubeve, ndërkohë që kjo ndeshje padyshim do të transmetohet në të gjithë Evropën dhe Afrikë.

Ndeshja mes Milanit dhe Interit është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kuqezinjtë janë 8 pikë larg Interit dhe një fitore ndaj zikaltërve u jep atyre mundësinë të mbajnë gjallë ëndrrën për zonën Champions si dhe të jenë plotësisht në garë për atë të Europa League.

Nëse fitues do të jetë Interi, atëherë zikaltrit do të ngjiten në vendin e tretë me 1 pikë më shumë se Roma. Gjëndja e skuadrave ka ndryshuar goxha para këtij derbi.

Një muaj më parë Interi vinte në këtë përballje pas një sërë barazimesh e disfatës në Xhenova, ndërsa tani është në një formë shumë të mirë me 8 gola të shënuar në 2 ndeshje duke mposhtur bindshëm Sampdorian e Veronën.

E kundërta ka ndodhur me Milanin. Përpara një muaji, Milani vinte pas një serie prej 13 ndeshjesh me rezultate pozitive, kurse tani për kuqezinjtë ky derb vjen pas eliminimit në Europa League dhe humbjes në Torino ndaj Juventusit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Braimllari: Ministria e Drejtësisë, koordinatore e korrupsionit dhe krimit

Politikë

Braimllari: Ministria e Drejtësisë, koordinatore e korrupsionit dhe krimit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka deklaruar se qeveria e krimit po bën show mediatik me tepsinë e vet politike dhe se sot i shet shqiptarëve për arritje...

Zjarr në Velipojë, në rrezik zona e mbrojtur

Aktualitet

Zjarr në Velipojë, në rrezik zona e mbrojtur

Një zjarr masiv ka rënë pak më parë në fshatin Baks të Velipojës. Bëhet e ditur se flakët rrezikojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme. Zonave të mbrojtura...

​“Mourinho është në luftë me lojtarët e tij”

Sport

​“Mourinho është në luftë me lojtarët e tij”

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown, ka thënë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, duke se është në luftë me lojtarët e tij, pas humbjes së djeshme kundër Derby Countyt...