Kush është futbollisti që kaloi nga burgu në "Premier League"?

Tuesday, 03 Prill 2018 18:16

Është bërë fakt tashmë se në futboll, shumica e protagonistëve kanë kaluar një dramë në jetën e tyre dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja që kanë ecur kaq shumë, ka shumë raste të tilla, por së fundmi po ju sjellim atë të Troy Deeney, futbollist i Watford në “Premier League”.

TROY

Deeney është 29-vjeç dhe aktualisht është kapiten i ekipit, për të cilin ka shënuar 110 gola në 322 paraqitje, duke e ndihmuar fillimisht në 2015 që të ngjitet në ‘Premier League’ dhe më pas të bëjë paraqitje dinjitoze në elitën angleze. Troy gjithashtu është lojtari i parë në historinë e klubit që ka shënuar +20 gola për 3 sezone radhazi.

Emri i Troy-t ishte shumë i përfolur për një lëvizje të mundshme në merkaton e fundit, me kartonin që shkonte në diçka më shumë se 20 mln stërlina. Megjithatë 6 vite më parë situata për të ishte shumë ndryshe, në nje vend ku dukej se dyert ishin të mbyllura për një karrierë të futbollistit.

Në Qershor të 2012, Sulmuesi i Watford u dënua me 10 muaj heqje lirie, pasi pranoi fajin, ndërkohë që akuzohej për një sulm fizik ndaj një grupi studentesh, dy nga të cilët mbetën të plagosur, njëri me nofullën e thyer dhe tjetri me 20 qepje në trup.

Troy Deeney u dënua së bashku me vëllain e vogël, Ellis, atë kohë 21 vjeç dhe dy shokë të tij, përkatësisht 20 dhe 26 vjeç, pasi u ishin pjesë e një “rrahje pa arsye”, siç e përshkroi gjykatësi.

Kapiteni aktual i Watford kreu vetëm 3 muaj nga dënimi i tij, për shkak të sjelljes së mirë,periudhë që ndryshoi rrënjësisht jetën e tij, sulmuesi 29-vjecar në një intervistë së fundmi, deklaroi se ky dënim qe gjëja më e mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë!

“Mund të tingëllojë keq, por me gëzoi çdo minutë e kaluar në burg. Eksperienca ishte e tmerrshme, ushqimi, rrobat, kushtet, por më pëlqeu pasi më hapi sytë dhe më beri të kuptoj se çfarë dua apo s’dua të bëj!”

Deeney vjen nga një familje e varfër, me nënën që duhet të sakrifikonte shume për te mbajtur familjen, babain biologjik që e kishte braktisur dhe njerkun që hynte dhe dilte nga burgu.

Ndërkohë që të gjithë prisnin ndërprerjen e kontratës nga klubi, pas një incidenti të tillë, Watford-i i qëndroi pranë lojtarit dhe e lejuan në ekipin e parë, pasi kreu dënimin prej 3 muajsh.

“Kur u largova për pak kohë, ato më mbajtën si pjesë e tyre, nuk kishin pse ta bënin. Kështu që doja t’ua shpërbleja”-u shpreh Deeney në intervistën për Telegraf.

Mund të ketë qenë ndjenja e mirënjohes ndaj klubit që ka ndikuar në rritjen dhe performancat e tij, pasi që atëherë ai ka njohur vetëm rritje dhe madje është shndërruar në problem edhe për mbrojtjet e ‘Premier League’ që pas rikthimit të Watford në elitën e futbollit Anglez.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shqiptarëve iu merret 41 euro në vit vetëm për pastrimin

Aktualitet

Shqiptarëve iu merret 41 euro në vit vetëm për pastrimin

Kosto vjetore e trajtimit të mbetjeve për 1 banorë llogaritet në 1329 lekë në vit  ose 10.4 euro sipas një metodologjie tashmë të miratuar nga Këshilli Konsultativ i pushtetit vendor...

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!