Reali mund Juventusin dhe siguron kualifikimin në transfertë, "zonja" turpërohet në shtëpi

E mërkurë, 04 Prill 2018 15:22

Nata e parë e çerekfinales së "Champios League" ka rezultuar e magjishme për Real Madrid dhe Ronaldo-n kundër Juventus. Italianët kapitulluan 3-0 në shtëpi nga "galaktikët", që më tepër  kanë humbur edhe Dybala-n në ndeshjen e kthimit pasi argjentinasi u ndëshkua më të kuqe.

Ndeshja nisi me një superperformancë nga ana e madrilenëve të cilët po u ngrohur ende "motorët" kaluan në avantazh. Ronaldo nuk fali pas një topi në zonë të Isco-s, duke zhbllokuar shifrat. Deri në fund të pjesës së parë ‘zonja e vjetër’ do të përpiqej shumë, por nuk e mori golin e barazimit.

Në pjesën e dytë të lojës Juventusi bëri ç’mos deri në minutën e 64-r, kur Cristiano Ronaldo me një perlë dyfishoi shifrat. Në momentin më të mirë të skuadrës së Allegrit portugezi me ‘roveshiatë’ realizoi ‘dopietën’ personale.

Menjëherë pas këtij goli Dybala do të ndëshkohej me të kuq e do të nxirrej nga loja. Në minutën e 73-t ishte Marcelo që në bashkëpunim me Ronaldon shënoi golin e tretë dhe njëkohësisht vulosi rezultatin.

Me rezultatin e arrirë Real Madrid është pothuajse i kualifikuar, pasi do të nevojitej një mrekulli që italianët të kalonin më tej. Ndeshja e kthimit do të luhet pas bnjë jave, më datë 11 në “Santiago Bernabeu”.

Komenti i ndeshjes

72′ GOOOL Marcelo. Real Madrid tani udhëheq me 3 gola. Pothuajse e mbyllur çështja e kualifikimit

66′ Dybala merr kartonin e dytë të verdhë, përjashtohet nga loja

64′ GOOL Ronaldo. Portugezi ndëshkon për herë të dytë Juventusin, kësaj radhe me një supergol.

46′ Nis pjea e dytë

3′ GOOOL Real Madrid. Ronaldo nuk fal brenda zone pas një asisti të Isco-s
1′
 Nis takimi në Torino

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...