Ndahet nga jeta ish-kapiteni i Anglisë dhe Çelsit

E mërkurë, 04 Prill 2018 18:22

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare Ray Wilkins, ish-mesfushori i Anglisë dhe Çelsit. Wilkins, i cili mbahet mend për karrierën e tij të pasur, teksa ka luajtur edhe me klube si Manchester United, Milan, Rangers dhe QPR, ishte shtruar në sitalin “St George” të Londrës, ku po trajtohej pas një arresti kardiak.

Familja e tij falënderoi shokët dhe kolegët e Rayt, si dhe publikun e gjerë për mesazhet e shumta të ngushëllimit.

Përmes rrjetit social Çelsi njoftoi “ishte shokuar kur mësoi lajmin e ndarjes nga jeta të ish-futbollistit, kapitenit dhe ndihmëstrajnerit të bluve”. “U prehsh në paqe Ray, do të na mungosh përjetë”, vazhdonte mesazhi i klubit londinez.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Raymond Colin Wilkins ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Ai ka lënë pas bashkëshorten Jackie, vajzën Jade dhe djalin Ross, sikurse edhe nipërit e mbesat, Oliver, Frankie, Ava, Freddie, Jake dhe Archie”, ishte njoftimi i familjes së tij, që përfshinte edhe kërkesën për ruajtjen e privatësisë në këtë periudhë të vështirë.

Ray Wilkins punonte së fundi si ekspert televiziv dhe radiofonik. Si lojtar, ai ka fituar Kupën FA me Manchester United në vitin 1983, si dhe kampionatin skocez me Rangersat në vitin 1989. Ai luajti 84 ndeshje me Anglinë, në 10 prej të cilave ishte edhe kapiten i skuadrës kombëtare.

Ndërsa si trajner, ai regjistron karrierat me QPR-në, Fulhamin dhe kombëtaren e Jordanisë, ndërsa si ndihmëstrajner ka qenë mes viteve 1998-2000 te Chelsea, për t’u rikthyer edhe në vitet 2008-2010, kur punoi në krah të Guus Hiddink dhe Carlo Ancelottit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...