Flamurtari rikthim/ Skëndërbeu zhytet akoma më shumë

E mërkurë, 04 Prill 2018 19:13

Flamurtari i dha fund “gjumit” duke u rikthyer me ndeshjen me të rëndësishme. Vlonjatët morën fitoren  falë Danilo Alves, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut.


45 minutshi i parë ishte mjafti bukur, me Skënderbeun që ishte shumë  kërkues, por pa kërcënuar e sulmuar mjaftueshëm portën e vlonjatëve. Momenti më i diskutueshëm i pjesës së parë është një 11-metërsh i vërshëllyer nga Jorgji për Skënderbeun.

Pas futjes në zonë James rrëzohet pas një kontakti thuajse të papërfillshëm me Sidibe, por gjyqtari kryesor e vlerëson si penallti, duke nxitur protesta të shumta të futbollistët e Flamurtarit. Penallti e kryer nga Gjergji Muzaka, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit sot, por goditja pati një pritje të bukur nga Nurkoviç..

Edhe në pjesën e dytë u bë e njëjta paraqitje, ndërsa më pas rastin për të shënuar e pati Flamurtari, kur pas një aksioni, Muarem Muarem u ndodh i vetëm me portierin, por gaboi në gjuajtje, duke e çuar topin jashtë.

Megjithatë, vlonjatët gjetën avantazhin në minutën e 82-të, kur pas goditjes nga këndi, Danilo Alves dërgon topin në rrjetën e portës së Teqjas.

Minutat e fundit nuk patën ndonjë ndryshim në rezultat, duke konfirmuar se sanksioni I UEFA-s ka ndikuar shumë tek korçarët.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Si do të jetë moti ditën e sotme

Aktualitet

Si do të jetë moti ditën e sotme

Deri në mesdite vendi ynë paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Pasditja sjell zhvillim të vranësirave lokale në veri-verilindje duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët dhe...

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet autori

Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet autori

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen "28 Nëntori" pas Postës, ku shtetasi Marius Pajo 20 vjeç dyshohet se...

Përziejini këta përbërës me njëri-tjetrin dhe thoni lamtumirë kësaj sëmundjeje

Shëndeti

Përziejini këta përbërës me njëri-tjetrin dhe thoni lamtumirë kësaj sëmundjeje

Një recetë mijëravjeçare na vjen nga kinezët, recetë e cila ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak dhe që konsiderohet si një nga recetat më të suksesshme të mjekësisë alternative...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!