Ronaldo pranon që të paguajë 30 mln euro për të shmangur burgun

Hënë, 14 May 2018 20:45

Ylli i Real Madritit, Cristiano Ronaldo do të paguajë 30 milionë euro si pasojë e taksave të fshehura në dëm të shtetit spanjoll. Portugezi ka zgjedhur të shmangë burgun, por kjo sipas mediave në gadishullin iberik është arritur falë një çmimi tepër të lartë.

Për të mbyllur çështjen e evazionit fiskal dhe për të shmangur burgun raportohet se 33-vjeçari ka pranuar të paguajë plot 30 milionë euro gjobë.

Lajmi është dhënë nga ‘El Confidencial’, sipas së cilës ylli portugez është duke kërkuar të gjejë një akord me agjencinë e kontrollit të pasurisë dhe prokurorisë për të ndërprerë procedimin fiskal.

Ronaldo ka pranuar që të marrë përsipër fajësinë për katër vepra të pretenduara, duke paguar një shumë prej 14.7 milionë euro (për të drejtat e imazhit në periudhën 2011-2014).

Portugezi gjithashtu do të paguajë edhe një gjobë prej 30 milionë euro, duke shmangur kërkesën për 2 vjet burg.

Por, ndërkohë përfaqësuesit ligjorë të Ronaldos janë duke negociuar për të paguar vetëm gjobën prej 30 milionë eurosh dhe me shumë gjasa e gjithë çështja do të mbyllet përpara finaleve të Botërorit.

I njëjti burim shkruan se futbollisti ka kërkuar që edhe klubi të përfshihet në këtë çështje por Real Madrid e ka përjashtuar kategorikisht këtë opsion. Ndërkohë thuhet se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së pagës për të ndihmuar futbollistin për të përballuar gjobën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!