FSHF “ndëshkon” arbitrat, sjell gjyqtarë nga Finlanda për ndeshjet e Superligës

Premte, 06 Prill 2018 15:22

Kur flitet për arbitrat në kampionatin shqiptar nuk të vijnë asnjëherë mendime positive, pasi sa më shumë kohë që kalon evidentohen akoma më shumë gabime.

Megjithatë, ky është një paragjykim dhe puna e mirë e tyre në vazhdim do të sillte zhdukjen e tij, por FSHF ka lajmëruar se ka bërë një marrëveshje bashkëpunimi me federatën e Finlandës në lidhje me shkëmbimin e arbitrave në ndeshjet respektive.

Njoftimi i FSHF-së

“Pas Luksemburgut dhe Maltës, së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marëveshje bashkëpunimi me homologen e saj në Finlandë në lidhje me shkëmbimin e arbitrave në ndeshjet respektive.

Por jo vetëm në këtë pikë. Sipas asaj që bën me dije Sektori i Arbitrimit në FSHF, shkëmbimet e arbitrave me përvojë, si dhe ata të talenteve do të gjykojnë në takime të vecanta në Superiore dhe në Kategorinë e parë dhe anasjelltas. Po kështu edhe treshe tona të gjykimit do të arbitrojnë në ndeshje të kampionatit finlandez, në momentin që ai do të nisë. Po kështu, kurset e trajnimit, do të planifikohen nga ana e të dy federatave për arbitrat e rinj. Në momentet oportune dhe të volitshme, FSHF do të kërkojë arbitra nga Finlanda për ndeshje të rëndësishme në Kategorinë Superiore dhe të Parë, si në këtë sezon, ashtu edhe në sezonin e ardhshëm.”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ulet numri i studentëve shqiptarë në Itali, rritet në Turqi

Aktualitet

Ulet numri i studentëve shqiptarë në Itali, rritet në Turqi

Universitetet europiane janë të njohura për traditën e tyre në mësim dhënie. Në renditjet ndërkombëtare ato renditen në të shumtën e rasteve në krye të klasifikimit për sa i përket...

Shqipëria me karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë

Aktualitet

Shqipëria me karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë

Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë...

Seleksionimet e moshave, njihuni me datat dhe vendet përkatëse

Sport

Seleksionimet e moshave, njihuni me datat dhe vendet përkatëse

Zbulohet programi i FSHF-së për seleksionimin e lojtarëve të rinj në vendin tonë, por edhe në Greqi, Itali dhe Zvicër, që janë shtetet me më shumë fëmijë me orgjinë shqiptare...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!