FSHF konfirmon ndeshjen miqësore Shqipëri-Kosovë

Tuesday, 15 May 2018 13:36

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar zhvillimin e ndeshjes miqësores Shqipëri-Kosovë,  që do të luhet në Zyrih të Zvicrës. Takimi do të organizohet në 29 maj, në orën 20:00.

Ndërkohë, më 3 qershor kuqezinjtë do të luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe kundër Ukrainës.

Njoftimi i FSHF

FSHF njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit në datë 29 maj në Zyrih ndaj përfaqësueses së Kosovës. Sipas akordit të arritur, takimi do të luhet në stadiumin “Letzingrund” në Zyrih në orën 20.00, teksa pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor, me përfaqësuesen e Ukrainës.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër në datë 26 qershor për të përgatitur edhe këto dy sfida miqësore. Programi stërvitor dhe mediatik i skuadrës për këto dy ndeshje miqësore do të bëhet publik në ditët në vijim.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 13:43

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...