Erdogan shkakton trazira në kombëtaren gjermane

Tuesday, 15 May 2018 15:17

Në përfaqësuesen gjermane të futbollit kanë shpërthyer polemikat, shkak për këtët janë bërë Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të cilët i kanë dhuruar presidentit turk Rexhep Taip Erdogan fanellat e tyre të firmosura gjatë një eventi të zhvilluar në Londër.

“Për presidentin tim të nderuar me respekt te madh” – shkruante Gundogan në fanellën e tij.

Duhet të theksohet se Ozil që është pjesë e Arsenalit dhe Gundogan i Manchester City, janë lojtarë me origjinë turke, por që luajnë me kombëtaren e Gjermanisë, e cila është një prej favoriteve për të fituar titullin në Rusi.

Shumë kanë kritikuar sjelljen e këtyre dy futbollistëve, duke ngritur pikëpyetje për besnikërinë e tyre ndaj vlerave demokratike të Gjermanisë, ndërkohë që nuk kanë munguar reagimet as nga drejtuesit më të lartë të Federatës Gjermane të futbollit.

“Futbolli dhe Federata mbrojnë vlerat që nuk janë respektuar mjaftueshëm nga z.Erdogan” –tha presidenti i këtij institucioni, Reinhard Grindel – “për këtë arsye nuk është diçka e mirë të shohim lojtarët tanë që të manipulohen në fushatën e tij elektorale”.

Ndërsa Drejtori Teknik i Federatës Gjermane, Oliver Bierhoff tha se asnjë prej lojtarëve nuk është i qartë për simbolikën e kësaj fotoje, por kjo gjithsesi nuk është e drejtë. Ai shtoi se do të zhvillohet një takim me të dy futbollistët për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 18:16

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një...

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Lifestyle

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon...

Trenat përplasen kokë më kokë

Globi

Trenat përplasen kokë më kokë

Të paktën 7 persona humbën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në Turqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në një stacion hekurudhor...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!