A do largohet Conte nga Chelsea?

Premte, 06 Prill 2018 18:47

Largimi i Antonio Conte-s nga Chelsea është raportuar pothuajse përditë në mediat angleze dhe ato italiane. Zëra të cilëve së fundmi iu bashkua edhe një mik i trajnerit të londinezëve, Gianluca Vialli, i cili deklaroi se largimi i Conte është çështje javësh. Megjithatë vet Conte ka thënë se këto fjalë sjanë të vërteta dhe se ka shumë kohë që skomunikon me Vialli-n.

“Vialli ka thënë që unë do largohem? Nuk është e vërtetë. Gianluca është një mik, por kam një vit që nuk komunikoj me të. Nuk është aspak e vërtetë që është shumë e vështirë për mua, por në këtë sezon kam dëgjuar shumë spekullime për të ardhmen time. Po dëgjoj shumë zëra që komentojnë, që nga fillimi i kampionatit. Jam i impenjuar më këtë klub dhe kam një kontratë dhe për këtë punoj shumë fort, kjo është e vërteta e vetme. Të gjitha situatat e tjera nuk janë aspak të vërteta”, tha Antonio Conte.

Ndërkohë janë shtuar zërat për një rikthim të tij në Itali, si pasardhës i Allegri në pankinën e Juves.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina kthehet përmbys

Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina kthehet përmbys

Mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ka ndodhur një aksident ku një makinë është përplasur me një triçikël. Nga pamjet dallohet se vetura është kthyer përmbys, por për fat të mirë...

Qyteti kanadez refuzon të organizojë Lojrat Olimpike Dimërore 2026

Globi

Qyteti kanadez refuzon të organizojë Lojrat Olimpike Dimërore 2026

Banorët e qytetit kanadez Calgary kanë votuar me forcë kundër ofertës për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore 2026. Më shumë se 56% e votuesve e hodhën poshtë idenë në mes të...

Qumësht e djathë i rrezikshëm, AKU përmbys markatën e Elbasanit

Aktualitet

Qumësht e djathë i rrezikshëm, AKU përmbys markatën e Elbasanit

AKU në qytetin e Elbasanit ka ushtruar kontroll në tregun e hapur , në markatë, ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë  dokumentacion...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!