Vllaznia B mbetet në Kategorinë e Parë, Oriku humbet shansin te penalltitë

E Enjte, 17 May 2018 20:00

Sot në  “Niko Dovana” është luajtur ndeshja e parë për llogaritë e “play-off”-it të Kategorisë së Parë.

Ky takim është i pari që ka vënë përballë Vllazninë B e cila këtë sezon ishte pjesë e Grupit A në Kategorinë e Parë dhe Orikut që u rendit i dyti në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Kjo përballje u mbyll me barazimin 2-2 pas 120 minutave. Gjuajtja e penalltisë ishte e pafat për “Labët”, të cilët humbën shansin më të mirë që të kapnin për herë të parë Kategorinë e Parë. Vllaznia B buzëqeshi më në fund, duke iu falur eksperiencës së lojtarëve të saj, pasi triumfuan me rezultatin 4-3 te penalltitë.

Vllaznia me Dyca-n në minutën e 33 ndryshoi rezultatin duke i çuar shifrat në 1-0, ndërsa pas këtij momenti kuqeblutë u mbrojtën mjaft mirë, sepse Dhrami kërkoi që të baraspeshonte rezultatin në disa raste, por pa arritur ta bëjë diçka të tillë.

Ndërsa, pjesa e dytë nisi me ndryshime për Orikun e Artan Sakajt, ku la lojën Nurçe dhe vendin e tij e mori Qejvani. Sërish ishin “Labët” që kërkonin golin, madje arritën që të barazonin shifrat në minutën e 67 me Hoxhën. Megjithatë, festa e bregdetarëve zgjati vetëm tre minuta. Pusi në minutën e 70 çoi shifrat në 2-1, duke i dhënë qetësinë skuadrës së Ervis Krajës.

Pavarësisht kësaj orikasit nuk u dorëzuan, kërkuan me insistim golin, por Dhrami në këtë sfidë nuk ka qenë me fat. Gjuajtje të njëpasnjëshme drejt kuadratit të portës së Vllaznisë, por që nuk arritën që të çonin shifrat në barazim.

Në fund të takimit fati do të ishte me skuadrën më të mirë në fushë. Skuadra e Orikut ka arritur që të fitojë një 11-metërsh me anë të Kongjinit. Gjyqtari Kridens Meta ka parë një faull brenda zonës në minutën e fundit të kohës shtesë, duke i dhënë një shans Orikumit për kohën shtesë. Nga pika e bardhë e penalltisë ekzekutoi Dhrami, i cili gjuajti saktë dhe e çoi rezultatin 2-2 për ta dërguar në shtesën 30 minutësh ndeshjen e “play-off”-it.

Por, ndeshja në minutën e 117 solli dhe një sherr masiv në fushë. Ka qenë ekipi orikas me anë të Çaushit, i cili në vend që të respektonte “fair-play”-in, gjuajti drejt portës së Vjerdhës, që me vështirësi e devijoi topin. Megjithatë, loja vijoi deri në përfundim, ku fërshëllima përfundimtare e Kridens Metës solli që ekipet të vendoseshin te pika e bardhë e penalltisë. Vllaznia arriti që të ishte më e saktë në goditjen e 11-metërshave, ku arritën që të fitonin 4-3.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Brenda banesës që u bombardua me plumba e tritol në Kamëz

Aktualitet

VIDEO/ Brenda banesës që u bombardua me plumba e tritol në Kamëz

Rreth orës 02:00 Kamza është tronditur nga breshëria e automatikut dhe lënda plasëse (tritol). Objekt i sulmit është kompleksi i vëllezërve Halili i vendosur në qendër të qytetit, vetëm 500...

PSG gati të bëjë çmendurinë e radhës për yllin e Tottenham

Sport

PSG gati të bëjë çmendurinë e radhës për yllin e Tottenham

PSG dëshiron të krijojë “bombën” e radhës këtë merkato. Klubi francez do të kërkojë të blejë Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs dhe për të janë gati të ofrojnë plot 100...

VIDEO/ Sulm mbi Parlamentin në Londër, plagosen disa persona

Globi

VIDEO/ Sulm mbi Parlamentin në Londër, plagosen disa persona

Një burrë është arrestuar pasi ka përplasur makinën me barrierat e sigurisë të vendosura jashtë godinës së Parlamentit, duke lënë të plagosur disa persona, njofton policia. Incidenti ndodhi rreth orës 07:37...