Takaj u kërkon lojtarëve titullin kampion

Saturday, 07 Prill 2018 14:58

Situata ku ndodhet Skënderbeu aktualisht duket se i ka lënë të gjithë pa gjumë. Dy humbje radhazi sigurisht që nuk ishin diçka që mund të pritej në Korçë gjë që tashmë kjo ka hapur diskutimin real se titulli kampion është vënë me të vërtetë në diskutim, pavarësisht 12 pikëve diferencë që kanë në renditje nga vendi i dytë.

 Gjë që natyrisht duke parë edhe kalendarin e “frikshëm” që skuadra korçare ka në javët e ardhshme ku do të luaj tri sfida të të vështira përfshi Flamurtarin dhe Partizanin në transfertë, ndërsa do të presë kampionët në fuqi të Kukësit në fushën e tyre. Sigurisht që sirenat e alarmit në Korçë kanë rënë menjëherë pas humbjes për Kupë ndaj Flamurtarit në shtëpi dhe nuk ka mjaftuar vetëm analiza e trajnerit Ilir Daja dhe kapitenit Orges Shehi.

Dje ka ardhur edhe reagimi i numrit një të klubi korçar, presidentit Ardjan Takaj, i cili u ka bërë “gjyqin” të tijve në “Tropikal Resort”, duke i shkundur njëherë e mirë nga ky moment negativ lojtarët e vet. Herë me ton të lartë dhe herë duke dhënë siguri për të ardhmen, presidenti i Skënderbeut ka kërkuar që kjo situatë të marrë fund, duke filluar nga ndeshja e radhës dhe kusht u ka vendosur  kualifikimin në Kupën e Shqipërisë dhe fitimin e titullit kampion.

FJALIMI
Gazeta ka arritur të zbardhë fjalimin e mbajtur dje nga Takaj përpara skuadrës. “Është momenti më i keq që mund të kemi kaluar ndonjëherë, e di që edhe për ju është e patolerueshme një situatë e tillë. Duhet të dalim sa më shpejt nga kjo krizë psikologjike që kemi hyrë dhe të tregojmë një herë e mirë se jemi ne ata që kemi bërë krenar Shqipërinë dhe kemi arritur t’i japim bukuri kampionatit. Dy ndeshjet e fundit, por sidomos humbja në Kupë më ka mërzitur jashtë mase, pasi ai nuk është ekipi im, nuk është ekipi ynë. Jemi mësuar të luajmë ndryshe dhe jo të bëjmë të tilla paraqitje.

Sigurisht që njëfarë të drejte kjo situatë e ka, pasi në një shok të tillë psikologjik më e pakta që mund të mendoni është të luani futboll, por unë prandaj jam këtu, për t’u dhënë siguri dhe garanci lojtarëve të ekipit tim. Kemi nisur një betejë ligjore, të cilën në fund do ta fitojmë duke marrë pafajësinë. Kjo është rruga e vetme. Do t’i shkojmë deri në fund për t’u thënë të gjithëve se djersa juaj nuk ka për të shkuar dëm. Gjithçka e kemi arritur me meritë dhe askush nuk na e heq lavdinë.

Skënderbeu do të jetë ai që ka qenë vitet e fundit. Kjo është siguria ime për ju. Tani dua të mos shoh më të tilla ndeshje në kampionat dhe në Kupë. Nuk dua të shoh ekip të shpërfytyruar dhe të çoroditur. Kjo duhet të jetë ndeshja e kthesës”, ishin fjalët e presidentit Takaj. Kjo mbledhje urgjente në “Tropical” ka qenë për t’u dhënë më shumë garanci lojtarëve për të ardhmen dhe për t’u hequr peshën e ngarkesës psikologjike.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!