Disiplina zbulon pa dashje mashtrimin me listën e zgjedhjeve në Asamble

Saturday, 07 Prill 2018 18:09

Vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës në FSHF kanë zbuluar pa dashje një nga mashtrimet e mëdha sa u përket Shoqatave Rajonale që Armand Duka dhe institucioni i futbollit insistuan që të votonin në zgjedhjet e 7 shkurtit. Një nga absurditetet e mëdha ishte emërimi i personave që nuk kishin lidhje me rrethet në fjalë si njerëz me të drejtë vote në Asamble, duke vërtetuar plotëishst se këto shoqata fantazmë funksiononin vetëm kur u duhej vota për zgjedhje.

Një prej tyre ishte edhe Shoqata Rajonale e Lezhës, për të cilën votoi në Asamblenë e 7 shkurtit Eduart Tanushi. Ish-futbollisti u denoncua që në fillim nga Bashkim Fino si një shkelje me emërimin që ishte bërë me shoqatat nga FSHF, ku Duka kishte vënë persona të besuar në krye. Nga FSHF u refuzua gjithçka, duke insistuar se personat në krye të shoqatave, ishin njerëz që merreshin me punë e përditshme të tyre në qytetet përkatëse. Por pikërisht Shoqata e Lezhës është një nga ato të cilat nuk janë regjistruar ën Gjykatë, për mungesë dokumentacioni përkatës.

laci-3.jpg

Vendimet e dhënë dje nga Komisioni i Disiplinës, nxjerrin në pah edhe më mirë mashtrimin e FSHF-së, pasi Eduart Tanushi, përshkruhet aty si një zyrtar i klubit të Laçit, i cili u dënua me 2 ndeshje pezullim për protesta ndaj gjyqtarit të ndeshjes së ekipit U19 të kurbinasve.

Vetë institucioni i futbollit bën të qartë se “transferimi” në Lezhë ishte bërë vetëm për të hedhur votën për Dukën në Asamble, ndërsa më pas është kthyer përsëri në “bazë”, te klubi kurbinas i cili është një prej mbështetësve më të zjarrtë të presidentit të FSHF-së.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!