Standardi parlamentar i Edvinit/Flet kandidati i PS në Lezhë: “Bëra vetëm dy muaj burg, dua të bëhem deputet në vend të Prengës”

piroli-300x172

Kandidati i fundit në listën e Partisë Socialiste të Lezhës, Kastriot Piroli pretendon që ta marrë ai mandatin që Armando Prenga dorëzoi sot. “Unë tashmë jam në shërbim prove. Më kanë ngelur dhe dy muaj. Gjykata e Apelit më la në shërbim prove për 12 muaj. Unë do të kryej të gjitha veprimet procedurale në kërkim të mandatit. Do të plotësoj formularin e dekriminalizimit dhe do të pres. Deri më tani nuk më ka kontaktuar as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar as nga Partia Socialiste e as nga Edi Rama. Unë kam pretendime për mandatin sepse kam qenë pjesë e kësaj liste dhe kam bërë fushatë. Burg kam bërë vetëm dy muaj dhe më pas kam qenë në shërbim prove”, tha Kastriot Piroli për Shqiptarja.com. Ai është gjykuar dhe dënuar për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>