Statistika e frikshme/Shqiptarët, të parët në Francë për azil edhe për vitin 2017

Le Figaro: Rritet frikshëm numri i shqiptarëve që presin për azil në Francë. Shqipëria renditet përpara Afganistanit, Haitit e Sudanit/7630 shqiptarë kërkuan azil në Francë gjatë vitit 2017, duke u renditur kështu në vendin e parë. Shtetasit nga Shqipëria kanë qenë dy herë më të shumtë në numër se sirianët, gjë që shihet me shqetësim nga autoritetet franceze. Shkalla e pranueshmërisë së shqiptarëve ka qenë e ulët ndaj ekspertët e bëjnë edhe njëherë të qartë se arsyet ekonomike nuk merren parasysh për të garantuar qëndrimin në Francë

Azilkërkuesit shqiptarë në Francë, Berisha: Në vend të mirëmëngjesit për Noriegën

 

Gazeta më e madhe në Francë “Le Figaro” shkruan se numri i kërkesave për azil është rritur në nivel historik, duke shënuar mbi 100,000 aplikime. Vendin e parë e zënë shqiptarët, duke u renditur edhe para vendeve në konflikt të Lindjes së Mesme. Numri i kërkesave për azil në Francë është rritur ndjeshëm, duke tejkaluar shifrën prej 100,000 kërkesave (janë plot 100,412 kërkesa). Një rritje prej 17% gjatë 2016, raporton Le Figaro. Kjo shifër e dhënë të hënën nga Zyra Franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi (OFPRA) përfaqëson një rritje historike, thotë drejtori Pascal Brice. E megjithatë kjo shifër nuk merr parasysh dhjetëra mijëra kërkesave që janë vendosur nën marrëveshjen e Dublinit, dmth. ata që tashmë kanë provuar fatin e tyre në një vend të Bashkimit Europian, si p.sh. Gjermania apo Italia dhe kanë shkuar më pas në Francë. Këto në parim duhet të kthehen në vendin e pritjes së parë. Franca është një nga vendet evropiane ku kërkesa për azil është më e larta, duke u renditur pas Gjermanisë. Megjithatë, numri i pranimeve që lejon aplikantët të bëhen refugjatë ka rënë nga 38% në vitin 2016 në 36% vitin e kaluar (2017). Sipas Pascal Brice, kjo shpjegohet me situatën e shtetasve shqiptarë. Në vitin 2017, vendi i parë i origjinës së azilkërkuesve ishte Shqipëria, me 7 630 aplikime (përjashtuar të miturit shoqërues). Kjo është një rritje prej 66%, krahashuar me vitet e mëparshme. Meqenëse Shqipëria konsiderohet një vend me “origjinë të sigurt”, OFPRA ka dhënë azil vetëm për 6.5% të aplikantëve shqiptarë. Ky fenomen është i lidhur me emigracionin ekonomik, është shprehur Pascal Brice. Shifrat e aplikantëve shqiptarë janë shqetësuese për autoritetet franceze, të cilat kanë nisur verën e kaluar një plan veprimi për të luftuar rrjetet e emigracionit të paligjshëm në bashkëpunim me palën shqiptare. Po të shohim grafikën më poshtë, dallohet qartë se në 2016 kanë kërkuar azil në France rreth 5 mije persona, ndërsa në 2017 numri ka shkuar në 7 600. Në vend të dytë është Afganistani me 5 987 kërkesa për azil ose + 6% krahasuar me vitet e mëparshme. Ata kanë marrë azil në masën 83%. Por emigrantët afganë që arritën vitin e kaluar në Francë janë padyshim më të shumtë. Në të vërtetë, një numër i madh i tyre ndodhen nën procedurën “Dublin”, veçanërisht pasi kanë aplikuar më parë në Gjermani. Pastaj vijnë shtetasit e Haitit me 4 934 kërkesa të paraqitura, pastaj sudanezët me 4486 aplikime, etj. Në vitin 2017, rreth 43 000 persona kanë marrë statusin e refugjatit në Francë, ose 17% më shumë se në vitin 2016.

66 mijë azilkërkues shqiptarë në Francë, Berisha: Në vend të mirëmëngjesit për Noriegën/Ish kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me numrin e lartë të azilkërkueseve shqiptarë në Francë. Në një postim në facebook, Berisha shkruan se kjo është dhurata e Noriegës për shqiptarët. “Në vend të mirëmëngjesit për Noriegën nga Parisi! Studentja dixhitale nga Parisi informon: Sipas gazetës “Le Monde” 66000 shqiptarë kanë kërkuar azil politik në Francë. Shqiptarët renditen të parët me distancë në kërkesat për azil politik në ketë vend. “Mirëdita Doktor Berisha. Studioj ne Paris dhe po lexoja lajmet sot ne mëngjes. Shikoni sesi e përshkruan e famshmja “Le monde” pasqyrën e shteteve azil-kërkues për 2017. Renditemi te paret me 66 000 azil-kërkues! Vetëm ne France! Afër kemi shtete afrikane natyrisht me me pak azil-kërkues se ne. Uroj te jeni mire.”

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>