Suvaja e shkollës së rikonstruktuar nga Veliaj i bie në kokë mësueses  

Rrëzimi i suvasë së shkollës ‘Osman Myderizi’ rrëzon propagandën e ndyrë të Veliajt se është duke punuar. Ngjarja e rëndë alarmoi kryeqytetin, por në të njëjtën kohë tregoi fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut. Kjo shkollë si mjaft të tjera në të gjithë Tiranën ishte pjesë e teatrit të Veliajt, ku jo më larg se një vit më parë mburrej se po rikonstruktonte shkolla dhe kopshte, ndërsa sot jemi në situatën ku po vendoset në rrezik jeta e nxënësve dhe mësueseve

Kreu i Këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku:“Kjo është klithma e Tiranës tjetër, Tiranës së keqqeverisur”

 

Rrëzimi i suvasë së shkollës ‘Osman Myderizi’ rrëzon propagandën e ndyrë të Velijat se është duke punuar për kryeqytetin. Ngjarja e rëndë alarmoi kryeqytetin, por në të njëtën kohë tregoi fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut. Kjo shkollë si mjaft të tjera në të gjithë Tiranën ishte pjesë e teatrit të Veliajt, ku jo më larg se një vit më parë mburrej se po rikonstruktonte shkolla dhe kopshte, ndërsa sot jemi në situatën ku po vendoset në rrezik jeta e nëxënësve dhe mësuesëve. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe  Kreshnik Çollaku. Kreu i Këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës e ka sulmuar ashpër kryebashkiakun socialist Erion Veliaj për propagandën e tij të shfrenuar që tenton të mbulojë dhe fshehë një realitet falso. Çollaku u shpreh se “tavani i shkollës “Osman Myderizi” e theu kristalin e propagandës së Bashkisë Tiranë” dhe se kjo është “klithma e Tiranës tjetër, Tiranës së keqqeverisur.”  Sot qytetarëve dhe mediave u kemi kërkuar të njohin një Tiranë tjetër. Një Tiranë e cila është shumë e ndryshme nga Tirana që qytetarët shohin përditë, nga Tirana që serviret nga propaganda e pushtetit dhe Bashkisë Tiranë, Tirana e ndriçimit, pastrimit, gjelbërimit. Kjo është një Tiranë virtuale, e gënjeshtërt, falso. Tirana e vërtetë është kjo Tirana këtu, Tirana e gropave, ndotjes dhe e njerëzve që keqqeverisin dhe Tirana e korrupsionit. Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Një tavan i shkollës “Osman Myderizi”, është rrëzuar. Vullneti i të plotfuqishmit që fëmijët të kenë shpëtuar, pasi jeta e fëmijëve u rrezikua. Një mësuese u lëndua rëndë.  Kjo shkollë është pjesë e atij teatri, asaj telenovele bashkiake, ju e kujtoni para një viti kryetarin e Bashkisë që mburrej se po rikonstrukton shkolla dhe kopshte, ne bashkëpunim me biznese private, të cilët askush nuk i kuptoi nga ishin dhe nga dolën dhe sot jemi pas një viti në një shkollë me tavan të rrëzuar ku jeta e mësuesve dhe nxënësve është rrezikuar. Kjo është Tirana e vërtetë, Tirana që klith nga keqqeverisja, nga abuzimi dhe nga korrupsioni. Unë ju ftoj që të pyesni kryetarin e Bashkisë dhe çdo përfaqësues të mazhorancës në Tiranë. Çfarë i kushton Bashkisë së Tiranës që realisht të rehabilitojë dhe rinkostruktojë këto shkolla? Do t’ju thonë mbase: S’kemi fonde. Por kur t’ju thonë përse s’kanë fonde, bëjini pyetjen: Përse harxhoni  2 milionë e gjysmë euro për të mbjellur e shkulur palma e pisha në autostradë. Absolutisht përveç babëzisë për të vjedhur për të grabitur dhe nga ana tjetër fallsitetit. Për të shitur një Tiranë që nuk ekziston, një Tiranë që njerëzit e shohin si telenovelë darkave, por në fakt kur dalin nesër në mëngjes, kur shkelin baltën dhe thithin ndotjen, rrezikojnë jetën, si këta fëmijë rrezikojnë sot, është Tirana e vërtetë. Sigurisht propaganda mund të mbajë por mund të mbajë për një periudhë kohe. Do të vijë një kohë që qytetarët e Tiranës do ta kuptojnë se kush i qeveris, pse i qeveris, si abuzon dhe patjetër, në atë kohë do të bien jo vetëm tavani i shkollës, por do të bjerë kjo fasadë propagande, dhe kur të bjerë, mjerë ata që do të zërë brenda. Mesazhi ynë është për të treguar se njerëzit duhet të reagojnë, jemi në një akt flagrant korrupsioni. Kjo shkollë është rikonstruktuar, sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës në 2016. Askush nuk kuptoi se me çfarë fondi, kush e bëri, çfarë morën në përfitim ata që e bënë dhe ja ku ndodhemi sot. Shkolla ka rënë dhe jetët e fëmijëve janë rrezikuar. Ne do të vazhdojmë të denoncojmë, do të bëjmë betejat tona politike, por në fund të fundit janë qytetarët që vendosin, janë ata që jetojnë në këtë qytet mizerabël i cili mbulohet nga dritat dhe propaganda e Bashkisë Tiranë, deklaron Çollaku.

Kronika-Bie suvaja e tavanit në shkollën 9-vjeçare, mësuesja plagoset në kokë/ Tavanit të një klase në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë i ka rënë suvaja gjatë orës së mësimit. Mësuesja e matematikës është plagosur në kokë, ndërsa nxënësit nuk kanë pësuar dëmtime. Mësuesja Elbarina Toshkollari po u shpjegonte nxënësve lëndën e matematikës, kur një pjesë suvaje është shkëputur nga tavani dhe e ka plagosur në kokë. Ngjarja ka ndodhur orën e dytë të mësimit në klasën e 9B, në katin e tretë të shkollës nëntë vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë. Prindërit kanë nxituar drejt shkollës për të mësuar rreth fëmijëve të tyre sapo kanë dëgjuar lajmin në media. Asnjë nga nxënësit nuk është dëmtuar. Menjëherë pas ngjarjes ishin zhvendosur në një tjetër klasë, ku po vijonin mësimin. “U trembëm sepse nuk e prisnim të ndodhte. Zysha thjesht po shpjegonte papritur bie suvaja”. Mësuesja ka marrë ndihmën e mjekëve në Qendrën Kombëtare të Traumës, ndërsa kolegët tregojnë se gjendja shëndetësore e saj është normalizuar Shkolla nëntë vjeçare “Osman Myderizi” i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë në vitin 2004, ndërsa Gushtin e vitit të shkuar, ndërmarrja numër tre e Bashkisë së Tiranës ka kryer ndërhyrje të pjesshme.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>