Tabaku: Të dhënat e qeverisë për punësim dhe ekonomi, propagandë në kohë përmbytjesh

Jorida_Tabaku23janar

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë deklaroi se 260 mijë vende pune do të hapeshin, nëse Rama dhe Ahmetaj nuk do të paguanin 350 milionë euro për 3 fabrikat e tyre të djegies së plehrave

 

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku njëherësh edhe deputete e PD tha se të dhënat e qeverisë  për punësimin dhe ekonominë janë propagandë në kohë përmbytjesh. Në një deklaratë për mediat, Tabaku deklaroi se 260 mijë vende pune do të hapeshin, nëse Rama dhe Ahmetaj nuk do të paguanin 350 milionë euro për 3 fabrikat e tyre të djegies së plehrave. “Të dhënat e qeverisë për punësimin dhe ekonominë janë propagandë në kohë përmbytjesh. Nuk është e vërtetë që në mandatin  e parë qeveria e Edi Ramës hapi 260 mijë vende të reja pune. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, që kontrollohet nga qeveria, numri i të punësuarve në 4 vjet, është rreth 30 mijë. Thënë ndryshe sa 1/10-ta e premtimit të tij elektoral, tregues i një ekonomie që nuk lëviz dhe që ka përqendruar paranë në disa duar. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës ka vetëm dy tregues me rritje të fortë: taksat për 90 përqind të shqiptarëve dhe ekonomia informale, ku qarkullon paraja e zezë, e krimit, drogës dhe korrupsionit. Gjatë këtyre 5 vjetëve në çdo buxhet që kjo qeveri solli, pati rritje taksash për bizneset e mëdha e të vogla, për qytetarët, për pensionistët. Sot ne paguajmë 1,5 mld euro taksa më shumë se 5 vjet më parë. Çdo ditë mbyllen 40 biznese nga pamundësia për të mbijetuar në një treg të pabarabartë. Sot ekonomia më e madhe infomale është ajo e drogës, kështu që është e kotë që Ahmetaj të ulet me bizneset për të diskutuar se si mund të ulet informaliteti. Sot 1,2 miliardë euro vijnë vetëm si rezultat i drogës. Sot rritja ekonomike në Shqipëri është në pikëpyetje sepse vjen e gjitha prej sektorit të ndërtimit, kur Banka e Shqipërisë thotë se nuk dihet me çfarë burimesh financohet. Sot ne përballemi me një fakt të pamohueshëm atë të 300 mijë shqiptarëve të larguar nga Shqipëria. Përballemi me një informalitet në rritje ku sipas Bankës Botërore 60% e të punësuarve janë informalë. Vendet e punës do të ishin rritur vërtet me 260 mijë dhe më shumë, nëse Edi Rama dhe Arben Ahmetaj nuk do të paguanin 350 milionë euro për ndërtimin e 3 fabrikave të tyre për djegien e plehrave”, tha Tabaku.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>