Tahiri, koordinatori i linjës së krimit

rama-tahiri

Kryeministri Rama vijon të vendosë në varësi të strukturave kriminale gjithë ndikimin e tij politik. Ai ka caktuar ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, si koordinator të linjës avokatore të krimit të organizuar. Caktimi i Tahirit, si përfaqësues politik i bandave vjen në një kohë kur ambasadori i SHBA-ve ka bërë thirrje që kjo Qeveri të ndërmarrë hapa për çlirimin e Shqipërisë nga pushteti i krimit. Karshillëku i Edvinit përballë ndërkombëtarëve, prova se kryeministri aktual e ka të pamundur të shkëpusë ortakërinë me narko-trafikantët.

Basha: Me kërkesën për dëshminë e Berishës, dyshja Shullazi-Tahiri do të heqë vëmendjen nga krimet dhe trafiqet

 

Ditën e djeshme në ambientet e Gjykatës për Krimet e Rënda është zhvilluar seanca e radhës ndaj të pandehurit Emiljano Shullazi, emri i të cilit u artikulua nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, si drejtuesi i një nga katër kartelet kryesore të krimit në vend. Shullazi ka qenë për katër vite me rradhë në qendër të akuzave të opozitës, e cila ka denoncuar lidhjet e tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe faktin se me bandën e tij ai ka larë hesape për llogari të tij. Seanca e djeshme lidhej me çështjen e kërcënimit ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ashtu siç ishte parashikuar, para trupit gjykues kanë dhënë dëshminë e tyre ish- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë Haki Çako, Dhori Kule, Mynyr Koni, Klodeta Dibra, Shezai Rrokaj dhe Majlinda Keta. Ajo që ra në sy në dëshminë 15 minutëshe të ish-ministrit Tahiri ishte sintonia e përgjigjeve të tij me ato të Emiljano Shullazit. Përballja e kësaj dysheje pritej me shumë vëmendje nga opinioni publik dhe ata të dy edhe njëherë kanë treguar se arrestimi i kriminelit, që u realizua vetëm me këmbënguljen e Prokurorisë së Përgjithshme dhe hezitimin e Tahirit, nuk e ka prishur aspak marrëdhënien miqësore mes tyre.  Në seancë u pa sesi marrëdhëniet e ngushta të kohëve “të vjetra”, vijojnë të ruhen, teksa në seancën e pyetjeve, Tahiri e devijoi dëshminë e tij duke e politizuar çështjen.  “Habitem se përse jam unë këtu pasi duhej thirrur Sali Berisha”, tha Tahiri, por ishte gjyqtari që e paralajmëroi për të mos bërë politikë. Ish-ministri i lidhur fort me bandën e Shullazit, mësohet të ketë thënë se është vënë në dijeni për kërcënimin e dy profesorëve Kule e Koni nga postimi publik i ish-kryeministrit Sali Berisha, në Prill të 2016-ës. Kjo deklaratë e tij fshihte në vetvete një qëllim dhe atë e konfirmoi Shullazi kur i kërkoi trupit gjyqësor, që të thirret për të dëshmuar edhe Sali Berisha për çështjen e kërcënimit ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Banditi i kontrolluar nga Edi Rama ndryshe siç është parë gjatë këtij gjyqi maratonë me dëshmitarë të tjerë, nuk i bëri asnjë pyetje Tahirit, duke faktuar bashkëpunimin e tij me qeverinë, në realizmin me sukses të të gjithë punëve të pista që janë bërë në zonën Tiran-Durrës-Krujë. Kërkesa e Shullazit për thirrjen e ish-kreut të qeverisë si dëshmitar u pranua nga togat e zeza. Në  gjyqin ndaj Shullazit, dëshmoi edhe Shezai Rrokaj, i cili në kohën kur ndodhi ngjarja mbante postin e rektorit, duke thënë se i kishin kërkuar të mos mbështeste kandidaturën e Mynyr Konit për rektor. Në gjyq duhej të dëshmonte edhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, sepse edhe ai ishte kërcënuar për t’u tërhequr nga zgjedhjet në universitet, por ai ka paraqitur raport mjekësor dhe është larguar pa dëshmuar.

Basha: Me kërkesën për dëshminë e Berishës, dyshja Shullazi-Tahiri do të heqë vëmendjen nga krimet dhe trafiqet/ Lidhur me skenën e shëmtuar që prodhoi dyshja e krimit Tahiri-shullazi në Gjykatën për Krimet e Rënda, ka reaguar me anë të një postimi sa ironik dhe të ashpër në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryeopozitari pohon se kërkesa e të dyve për të thirrur si dëshmitar të çështjes ish-kryeministrin Berisha fakton lidhjen dhe bashkëpunimin e tyre, që vijon të ruhet i fortë edhe pas arrestimit të Shullazit. Sipas Bashës ajo e djeshmja tregoi se Shullazi dhe Tahiri me urdhër të kryeministrit Rama, prodhuan alibi për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga të gjitha pisllëqet që rëndojnë mbi ta. “Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plotë me njëri-tjetrin kërkojnë dëshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi, por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku. Ti kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si ti kërkosh të luftojë vetveten”, shkruan Basha në Facebook.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>