Tahiri, mashtrim dhe drogë në çdo minutë

edi rama sajmir tahiri

 

Autoritetet italiane kapin një tjetër avion me drogë nga Shqipëria drejt Italisë, përgënjeshtrohet Ministri i Brendshëm

 

 

Deklarata/Opozita: Largimi i Sajmir Tahirit nga detyra dhe asistenca e ekspertëve euroatlantikë, sigurojnë një hetim të plotë dhe objektiv

Lajmi/Avioni me drogë u nis nga e njëjta zonë e Vlorës

 

Autoritetet italiane kanë sekuestruar në Torino një avion të vogël që transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt shtetit fqinj, pikërisht nga e njëjta fshati Dusharak, zonë pranë Sevasterit të Vlorës, ku vetëm pak dite më parë u kap një tjetër avionë me drogë. Edhe pse policia e Tahirit foli e stërfol për luftim të drogës, sërish avionë me drogë nisen drejt Shqipërisë për të pushtuar shtetin fqinj. Sipas medieve italiane, avioni ishte modifikuar për të transportuar rreth 80 kg kanabis gjatë çdo fluturimi. Policia ka vënë në pranga 4 persona që merreshin me shpërndarjen e drogës në Itali, ndërsa po punohet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Policia italiane arrestoi shtetasin Maksim Llanaj 37 vjeç nga Shqipëria, rezident në Volpiano, italianin Pasquale D’Ambrosio Pasquale, 58 vjeç nga Salerno, rezident në Vrasëse. Në pranga ka rënë dhe Fitor Alliaj, i njohur me nofkën ‘Vito’, 43 vjeç nga Shqipëria, rezident në Druento si deh Rosario Campisi nga Sirakuza. Sipas hetueseve, avioni nisej nga pista e vogla në Shqipëri, për të shmangur kontrollet në kufi. Avionit i ishte hequr sedilja e ndihmës/pilotit për të siguruar hapësirën e nevojshme për transportin e lëndës narkotike. Gazeta italiane “La Stampa” shkruan sesi trafikantët kishin ideuar një strategji të veçantë për të shmangur kontrollet në kufi. Sipas kësaj gazete aktorët kryesore të kësaj bande ishin në Shqipëri. Në këtë shkrim zbardhet me detaje i gjithë itinerari që bënte avioni i lehtë i tipit “Dinamik” për të trasportuar drogën nga Shqipëria për në Itali. Fillimisht porosia bëhej nga Italia nëpërmjet kontakteve telefonike me trafikantët në Shqipëri. Avioni korrier nisej nga Gatinarra në Itali për të marrë drogën në një vend të panjohur në Shqipëri. Pasi avioni mbushej me drogë në Shqipëri ai bënte një ndalesë në qytetin e Leçes në Itali, ku qëndronte vetëm pak orë, dhe më pas nisej drejt veriut të Italisë. Sipas prokurorëve Italian të Torinos droga e ardhur nga Shqipëria  shitej në qytetet e Torinos, Verrcellit dhe Bielles. Ndërkohë ministri Saimir Tahiri gjatë seancës plenare, iu përgjigj akuzave të ardhura nga opozita. Ai tha se avioni i kapur me drogë në Itali nuk vinte nga Shqipëria. Pori shin vetë autoritetet italiane që përgënjeshtruan Saimir Tahirin duke deklaruar se avioni I mbushur me drogë ishte nisur nga Shqipëria. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, gjatë një aksioni  të Policisë Italiane kanë rënë në pranga 14 shtetas shqiptarë mes tyre edhe Shefi i Burimeve Njerëzore të Policisë së Vlorës. Avionë me drogë të ngritur nga Sevasteri i Vlorës kishin disa kohë që fluturonin, por njëri prej tyre, ultra i lehtë është kapur në Rimini, të Italisë gjatë një aksioni të policisë. Të paktën 14 persona dhe punonjësi i policisë Vladimir Zanaj kanë rënë në prangat e policisë gjatë operacionit ‘Fluturimi i Lirë’. Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe piloti shqiptar, Vilson Lamaj që mësohet se është konsideruar si truri i kësaj organizate kriminale dhe korrieri i saj, pasi kishte licencë për të fluturuar në Itali. Avioni i lehtë ishte blerë në komunën e Ozzanos, për rreth 50 mijë euro një vit më parë. Hetimet e para ishin bërë nga kompania e Riçione e drejtuar nga Kapiteni Antonio De Lise, hetime të cilat mësohet se kanë goditur një prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut të drogës në rivierën italiane.

Basha: Çfarë do të thotë ketë herë ministri i drogës dhe shefi i tij/

Kreu i Opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas kapjes së një tjetër avioni që transportonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në një postim në facebook, Basha shkruan se ç’mund të thojë ministri Tahiri për avionin tjetër me drogë kapet nga Shqipëria në drejtim të Italisë. “Tjetër avionë me drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Çfarë do të thotë sot ministri i drogës dhe shefi i tij” deklaron kreu Basha . Pas lajmit të kapjes së avionit me drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Avioni ishte modifikuar për të transportuar rreth 80 kg kanabis gjatë çdo fluturimi, ndërkohë në pranga kanë rënë 14 persona. Pas kësaj deklarate, kreu i PD-së poston një hartë ku sipas Bashës kjo është Shqipëria e sotme. “Ja harta e kultivimit të drogës sipas vet raporteve zyrtare të policisë së shtetit “shkruan Lulzim Basha.

Ish kryeministri Berisha: Shqipëria, Kolumbia e Evropës-Qeveria prej dy vitesh radarët fikur/ Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kapjes së avionit me drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Në facebook, Berisha deklaron se ishte qeveria ajo që fiku radarët sekondarë prej dy vitesh.“Shqipëria, Kolumbia e Evropës. Sukses tjetër i qeverise kanabiste. Avion tjetër drogë nga Shqipëria kapet në Itali. Të dashur miq, burime Italiane njoftojnë se autoritetet Italiane kanë kapur një avion tjetër droge nga Shqipëria. Marrëveshja midis Mrikës – Tahirit – Gjeneral Trafikut prej dy vjetësh mban radarët sekondar të fikur”, deklaron ish kryeministri Berisha.

PD: Saimir Tahiri të largohet-nuk mund të hetohet sa kohë është ministër

Partia Demokratike ka deklaruar se Saimir Tahiri nuk mund të hetohet për sa kohë ai mban postin e ministrit. Në një deklaratë për media, partia Demokratike i ka kërkuar sërish Tahirit që të largohet nga detyra në mënyrë që ti hapet rrugë hetimeve. “Nuk mund dhe nuk do të hetohet dot Saimir Tahiri për akuzat tronditëse ndaj tij, për sa kohë si Ministër i Brendshëm e ndan pushtetin me bandat e drogës. Nuk mund dhe nuk do të hetohet dot Saimir Tahiri, për sa kohë si Ministër i Brendshëm është në ortakëri me Habilajt e Shullazët. Nuk mund dhe nuk do të hetohet dot Saimir Tahiri, për sa kohë si Ministër e Brendshëm thërret në zyrë Prokurorin e Përgjithshëm dhe autoritete të tjera të hetimit. Vetëm largimi i tij nga detyra dhe asistenca e ekspertëve të kualifikuar euroatlantikë, sigurojnë kushtet për një hetim të plotë dhe objektiv. Akuzat janë më të rëndat për një ministër të brendshëm dhe provat e faktet e lidhjes së tij me bandat e trafikut të drogës janë bërë publike. Mjetet e tij private, makina dhe skafi janë përdorur nga bandat e trafikut të drogës, dhe këta trafikantë kanë imunitet, policia nuk i ndalon, ata lëvizin lirshëm dhe ushtrojnë lirshëm aktivitetin kriminal”, thuhet në deklaratën e PD-së. Më tej, PD deklaron se “Prova dhe fakte për këto akuza tronditëse, e sërish Tahiri nuk mban përgjegjësi, madje dhe mashtron, si sot në parlament kur tha për avionin tjetër me drogë të nisur nga Shqipëria që u kap në vendin fqinj, se mjeti po lëvizte brenda për brenda Italisë. Por policia italiane e përgënjeshtroi duke konfirmuar se avioni ishte ngarkuar dhe ishte nisur nga Shqipëria. I diskredituar publikisht, nën akuzë për drejtimin e trafikut të drogës, ai ka guximin të shkojë në Prokurori, për të kërkuar certifikatë virgjërie. Nuk ka gomone shpëtimi për këtë ministër të zhytur në trafikun e drogës.

Duhet të largohet nga detyra menjëherë, e të bëhet subjekt i drejtësisë”, thuhet në deklaratën për media të partisë Demokratike.

 

 

 

 

1 Koment

  1. Thanas

    08/09/2015 at 08:42

    Tani do dale nje teorie re e rilindjes.Avionet nuk jane me mushkonja.Ata jane avione te medhenj qe mbushen me droge ne Itali dhe kerkojne qe ta shesin ne Shqiperi.Armiqte e jashtem po mbysin me narkotike Shqiperine e partia i kapi ne Duvjake.Per kete partia ka prova tre emra italianesh qe jane Riformato,Pasquale e Rosario. Ata e kane ngarkuar Drogen ne Torino e kane dashur ta dergojne ne Vlore,por partia i kapi ne Rimini,ne Torino dhe nje ra ne Duvjake.Cdo gje mund te presesh prej rilindjes se droges e krimit