Tahiri-Veliaj, në konkurrencë qesharake televizive për të gjetur endacakë  

images-1

Në këto ditë dimri të egër askush nuk e ka të vështirë të vërejë konkurrencën qesharake televizive midis kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahirit për të grumbulluar endacakë në qendrat e varësisë së tyre. Endacakëve nuk u del e keqja e jetës së tyre, jo pak prej punës së keqe të kësaj qeveri, por duhet të bëhen edhe material për garën midis Veliajt dhe Tahirin. Të gjithë i njohin tashmë si Saimir Tahirin ashtu edhe Erion Veliajn. Nuk ka dyshim askush për pashpirtësinë e tyre që përpiqen ta zbusin të nëpërmjet kasetave filmike që i çojnë televizioneve, duke u përpjekur të paraqiten si njerëz të punës dhe aksionit. Të dy këta individë janë në garë të egër midis tyre se kush t’i pëlqejë më shumë qehajait të madh Edi Rama. Mund të thuhet me siguri se tashmë kemi një stacion agjitativ TV Veliaj që duke bërë rrush e kumbulla paratë e taksapaguesve. Erion Veliaj prej kohësh është shumë i lexueshëm për publikun me veprimet e tij. E ka bërë baltë me kaseta të gatshme agjitative për televizionet. Si për inat, rivali i tij në parti, Saimir Tahiri, ka nisur këto ditë të fokusojë kasetat e policisë te çështje sociale që po mbanin gjallë propagandën e Veliaj. Për disa ditë Veliaj në autokasetat e tij deklaronte se nuk kishte më të endacakë nëpër qytet. Kryetari Veliaj shihej madje të merrej me të pastrehët endacakë, të ndante gjellë për ta, etj. Mirëpo sapo Veliaj tha se nuk kishte më endacakë në kryeqytet, nëpër televizione vërshuan kasetat e Saimir Tahirit. Policia e Shtetit u vu në kërkim të endacakëve të tjerë në Tiranë. Në kasetat e Tahirit shiheshin policë çuditërisht të edukuar që e ftonin endacakun të vinte në komisariat e të ngrohej. Shyqyr që deri tani nuk kemi parë skena me Tahirin që vesh apo ushqen endacakët. Mbase kjo është vetëm e përkohshme se këta veç propagandës nuk dinë të bëjnë punë tjetër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>