Takimi/Zv-kryeministrja teknike Ledina Mandija vijon takimet me ndërkombëtarët lidhur me standardet e 25 qershorit  

mandija-298x186

“Po punohet për të evidentuar të gjitha rastet e shkeljeve të identifikuara gjatë fushatës zgjedhore”

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task Forcës për zgjedhjet parlamentare 2017, zhvilloi takim me kërkesën e tij me Claus Neukirch, përfaqësues në Shqipëri i Këshillit të Evropës. Një takim i tillë u mbajt edhe një ditë më parë me Jan Rudolph, zëvendësdrejtues i Delegacionit të BE dhe z. Robert Adams,Ekspert për Zgjedhjet. Përfaqësuesit e lartë të Këshillit të Evropës dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, të cilët kanë ndjekur nga afër çdo mbledhje të Task- Forcës, shfaqën interes për ecurinë e punës e saj në drejtim të rezultatit të monitorimit si dhe problematikave të konstatuara gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare 2017. Zëvendëskryeministrja Mandija i njohu me punën paraprake të zhvilluar në këtë kuadër dhe sqaroi se po punohet me objektivitet për të evidentuar të gjitha rastet e shkeljeve të identifikuara gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve, duke iu referuar informacionit dhe raportimit të bërë nga Ministritë dhe institucionet, përcjellë në datë 10 Korrik 2017, ndërkohë që disa nga ministritë kanë dështuar të sjellin këtë raport monitorimi. Zëvendëskryeministrja Mandija, i siguroi zyrtarët e KE dhe BE se në një kohë të shpejtë informacioni i mbledhur, i diskutuar në mbledhjet e Task- Forcës dhe i përpunuar nga zyra e Kryetarit të Task- Forcës do të finalizohet me anë të një raporti, ku do të jenë të pasqyruara hollësisht gjetjet dhe përfundimet e tij.

Karabina: Vendosëm një standard të ri në monitorimin e administratës në zgjedhje/Ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina nga studio e emisionit “Njerëz në Fokus” ka folur për një sërë çështjesh të rëndësishme të vendit, ku ndër më të nxehtat ka qenë puna e kryer në këto dy muaj nga ministrat e dalë prej marrëveshjes Rama-Basha të datës 18 Maj. Teksa e ka quajtur këtë marrëveshje që i dha zgjidhje ngërçit politik si historike, ministrja Karabina ka theksuar se pavarësisht vështirësive të hasura në fillimet e drejtimit të institucionit, ministrat teknikë vendosën një standard të ri në monitorimin e administratës publike. “Marrëveshja ishte pozitive për shtensionimin të situatës dhe për të krijuar ura bashkëpunimi. Ne jemi miratuar, dekretuar sipas Kushtetutës, me të drejta të plota. Ne erdhëm si produkt i kësaj marrëveshjeje. Morëm një detyrë të vështirë, sepse ishim ministra të një institucioni përkatës, por edhe një procesi të ri, monitorimit të administratës. Detyra jonë ishte që të ruanim institucionet, administratën. Unë them që ne ja dolëm në vendosjen e një modeli të ri, një standarti të ri. Ne materializuam një marrëveshje historike. Këtë herë, ishte hera e parë që administrata gjendej në punë. Administrata në MAS dhe në të gjitha institucionet vartëse”, deklaroi Karabina. Ministrja e arsimit u shpreh ndër të tjera se ka pasur shkelje të VKM-së, që ndalonte punonjësit e administratës që të merrnin pjesë në aktivitete të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore. Karabina theksoi se është punuar intensivisht për të verifikuar të gjitha këto raste dhe punonjësit që e kanë shkelur këtë VKM janë përballur me sanksione, ku rasti më i bujshëm është ai i punonjësit të ministrisë që ajo drejton, Plarent Ndreca. “Në bazë të denoncimeve, kemi bërë përcjelljen në prokurori. I jemi drejtuar punonjësve që kishim denoncime, i kemi bërë një paralajmërim të drejtpërdrejtë dhe në media, që të ishin të njohur me këtë fakt. Në rastet kur sjellja përsëritej, në bazë të përcaktimeve ligjore, i kemi kallëzuar penalisht. Kemi rreth 10 raste të cilët janë drejtës të shkollave dhe zyrave arsimore që i kemi çuar për kallëzim. Masa disiplinore ndaj 3 drejtuesve të MAS me masë pezullimi. Drejtues i lartë është nëpunësi më i lartë i administratës, Plarent Ndreca. Ne kemi qenë të kujdesshëm, sepse ndoqëm një hap paralajmërimi. Kemi qenë të kujdesshëm që të gjithë denoncimet t’i verifikonim. Flasim për drejtues të drejtorive arsimore në zona të vogla, që kanë influencë në zonat ku janë dhe penalizimet kanë qenë gjithmonë brenda orarit të punës”, u shpreh ministrja e Arsimit.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>