TAP nis fushatë për sigurinë rrugore ne vend

corovode-11

Tiranë, Shqipëri. Gjatë muajit Mars, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale nisi një tjetër fushatë ndërgjegjësimi mbi sigurinë rrugore. “Jeta vlen më shumë sesa një moment” ishte mesazhi i fushatës ndërgjegjësuese ku morën pjesë më shumë se 1’000 nxënës.

Përfaqësues të TAP, Drejtorive Arsimore Rajonale, stafeve mësimdhënëse dhe Policisë Rrugore vizituan dhe u takuan me nxënës nga disa shkolla të Fierit, Çorovodës dhe Poliçanit. Ata i ftuan nxënësit që të tregojnë kujdes në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Takimet me nxënësit u shoqëruan me shfaqjen e filmit “Rinia Evropiane”, prodhuar nga PAMECA.

Diana Sinojmeri, Menaxhere për Grupet e Interesit në TAP Shqipëri, tha: “Për TAP siguria vjen e para dhe rëndësinë e këtij mesazhi mundohemi ta komunikojë sa më gjerë e ta përcjellim në sa më shumë komunitete dhe grup-mosha. Kemi vizituar disa shkolla dhe kam parë që të rinjtë janë shumë të ndjeshëm ndaj situatës së aksidenteve rrugore si edhe shprehin dëshirën e tyre për t’a përmirësuar kulturën e sigurisë rrugore në vend.”

Filmi “Rinia Evropiane” u shfaq për nxënësit e shtatë shkollave të mesme, në ambientet e vetë shkollave apo në kinematë e qyteteve. Filmi trajton sigurinë rrugore nga këndvështrimi i vetë të rinjve nga vende të ndryshme evropiane. I shkruar dhe i drejtuar nga Matteo Vicino, filmi është një nismë kundra sjelljeve të papërgjegjshme gjatë drejtimit të makinës si dërgimi i mesazheve, përdorimi i alkoolit, lodhja në timon, etj. “Jeta vlen më shumë sesa një moment” nuk është fushata e parë që TAP i kushton ndërgjegjësimit mbi sigurinë rrugore. Përgjatë gjithë vitit 2017 TAP ka organizuar një sërë aktivitetesh informuese për nxënësit e shkollave 9 vjeçare pranë gjurmës së gazsjellësit ku u arrit të informohen dhe të trajnohen mbi sigurinë në rrugë më shumë se 7’000 nxënës. Në Nëntor të vitit 2017, TAP së bashku me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Policinë Rrugore u organizua java e ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore. Ndërkohë, që nga vera e vitit 2017 TAP po vijon pa ndërprerje fushatën ndërgjegjësuese në radio ku i bëhet thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>