Të majtës populli po i kërkon të mos duket më në takime elektorale

 

 

Pavarësisht se çfarë po ndodh në zonat e tjera të vendit, në zonën verilindore të majtës që në takimet e para elektorale, populli i ka kërkuar më mirë të mos duket në takime. Të mos duket pasi e ka lënë pa mend në kokë me pushtetin idiot familjar që ka ngritur sapo mori pushtetin pas   zgjedhjeve të 23 qershorit. “Është turp që ju të vini të na takoni ne me çfarë na keni bërë këto dy vjet. Po ju as turp nuk keni. Të gjithë bijtë tanë na i nxorët nga puna për të punësuar anëtarët e familjes. Për vete, nuk keni lënë pa punësuar edhe macet e shtëpisë”. Me nota urrejtjeje i janë drejtuar të majtës në tentativën e saj për të organizuar takim në zonën e Gorës.

Akoma më keq i ka dalë tentativa për të organizuar një takim në fshatin e Morinit. Nuk i kanë lënë as të nisin takimin, por i kanë përzënë. “Mos na u dukni këtu më”,- iu janë drejtuar, ndërsa i kanë përzënë disa banorë të fshatit që ndodheshin aty pranë.

Edhe në ndonjë vend tjetër, së majtës i ka dështuar çdo përpjekje për të organizuar ndonjë takim ku do të mund të shpaloste alternativat e saj zhvillimore. Pushtetit të saj familjar, të ngritur paturpësisht brenda një kohë të shkurtër, duket se nuk i beson askush. “Si mund t’i besojmë këtij me nder me thënë pushteti, kur nuk sheh asgjë tjetër, vetëm të punësojë edhe macet e shtëpisë së saj. Nuk pyet për asnjë tjetër. Ja, këto ditë në mënyrën më idioteske, kur viti shkollor është në përfundim, pushteti familjes nisi emërimin dhe ç’emërimin e nëndrejtorëve të shkollave. Dhe pse? Idiotizmi i kësaj monstre që kemi vënë në karrigen e pushtetit nuk ka brirë. Ja, arsyeja: Ishte kujtuar se gruaja e njërit prej anëtarëve të familjes ishte ende mësuese dhe jo nëndrejtoreshë. Dhe për ta bërë atë nëndrejtoreshë duhej të kryheshin edhe disa lëvizje të tjera. Është një idiotizëm i pafre, që jo vetëm ne na ka lënë pa mend në kokë, por gjithë opinionin. Ndaj si ta pranojmë këtë lloj monstre të na mashtrojë edhe më”,- thotë një mësues që na tregon historinë e çuditshme të lëvizjes së nëndrejtorëve të shkollave tani kur viti shkollor është në të mbyllur.

Kjo ngjarje që po diskutohet në çdo mjedis shtëpie, apo mjedis pushimi në qytetin e Kukësit duhet ta bëjë të majtën të paktën t’i kërkojë falje opinionit për mënyrën si po qeveris. Dhe se pari, të ndryshojë mënyrën e qeverisjes. Dhe jo vetëm në arsim, por kudo ku poshtërsia ka marrë dhenë: edhe në administratë, edhe në shëndetësi, edhe…. Sepse edhe durimi ka një kufi. Sepse shumë që u është sosur durimi kanë marrë nga sytë këmbët drejt emigrimit. Po shumë të tjerë  nuk duan të largohen e të braktisin vatrën stërgjyshore. Këtë nuk duhet ta harrojë kjo e majtë idiote. Në të vërtetë, e majta e ka ditur se çfarë do ta gjejë në rajonin verilindor, në rajonin, komunitetin e të cilit vetëm po e poshtëron. Është kjo arsyeja që kjo e majtë ka kandiduar në dy nga 3 bashki të zonës ish-drejtues të PD-së. Kjo është arsyeja që në ndonjë takim kandidatit i është thënë me shaka: ç’ne ti me LSI-në. 4 vjet më parë ta dhamë se ishe i PD-së. LSI-ja na duket parti hajdute, ndaj mos prit votë nga ne.

Pavarësisht çfarë i ndodh LSI-së në takimet e saj elektorale, ende çdo mëngjes shumë banorë zënë radhë te zyra e gjendjes civile për përgatitjen e pasaportës biometrike. Ende vazhdojnë të ikin nga sytë këmbët. Askush më nuk i beson kësaj klase mashtruese politike. Po zbrazen, fshatrat, lagjet e qytetit. Ndërsa ende kandidatët kërkojnë të mashtrojnë komunitetin e stërlodhur. Ende askush nuk flet çfarë mund të bëjë për përmirësimin e gjendjes ekonomike. Jo vetëm për pjesëtarët e familjes. Kjo është ende gjëja më e turpshme e kësaj klase politike që ende qarkullon. Ndaj dhe ende askush nuk i beson, por të gjithë shikojnë të ikin.

Ndërsa vetë socialistët e lodhur e të mashtruar tundin kokën me çfarë po ndodh dhe flasin tashme edhe haptazi, duket sikur e kanë vrarë frikën. Vetëm nuk duan t’u thuash rilindas: komuniteti të bëjë çfarë të dojë. Bile për ne mos t’i japë asnjë votë kësaj të majte që na mashtroi të gjithëve. Aq sa tashmë PS-ja është shkrirë. Shihni ndonjë ditë se hapen dyert e saj? Jo, se nuk ka më PS. Ndaj dhe nuk kemi kandiduar ndonjë ne. Po ata të mëdhenjtë e Tiranës ia lanë LSI-së, se te ne nuk pranoi asnjë të kandidojë nën siglën tonë. Tanë Presim të zhvillohen këto zgjedhje e të ngremë partinë tonë të re. Puna ka nisur edhe në Tiranë. Në do ta ngremë shpejt PS-në e re, partinë e hallexhinjve dhe jo partinë vetëm për një familje që kryen emërime si këto ditë se paska mbetur pa u bërë  nëndrejtoreshë një grua  e familjes. Japim fjalën se turpe të tilla nuk do të shihni. Atëherë edhe në do të kemi pse ua kërkojmë votën.

Janë biseda që u jep jetë fillimi i fushatës elektorale. Po edhe halleve të shumta që kanë familjet tashmë të përgjysmuara nga fluksi i largimit në emigracion i të rinjve dhe familjeve të tëra të këtij rajoni.