Të përndjekurit, morali i republikës së re

besim-ndregjoni

Sot ora 10.30, ne të përndjekurit politikë do të mblidhemi përpara parlamentit për të nisur marshimin tonë politik në përkrahje të republikës së re. Ne jemi shtresa legjitime e kësaj republike të re. Gjyshërit dhe baballarët tanë ishin ata që dalluan të keqen komuniste qysh kur kjo u shfaq në vendin tonë, ishin ata që nuk u pajtuan e i qëndruan ballazi asaj. Shtresa jonë ishte ajo që ëndërronte shembjen e regjimit të sovjetëve, eksperimentit më të madh e më mizor të kryer në tokën shqiptare; ishte ajo që shihte si aleatë anglo-amerikanët, ishte ajo që kërkonte liri, barazi shoqërore dhe pluralizëm. Në këto 26 vite demokraci, ne treguam se ishin tolerantë, që dimë të falim, që nuk jemi për hakmarrje të verbra, etj. Ky virtyt yni u mor prej persekutorëve dhe bijve të tyre fatkeqësisht si dobësi. Ne kemi parë në gjirin e shumicës së sotme parlamentare jo vetëm persekutorët tanë, por edhe bijtë e tyre. Kjo do të thotë se krimi te ne trashëgohet, nuk ndalet. Ata nuk janë rastësisht “socialistë”. Ne kemi shumë arsye të jemi krah opozitës në republikën e re. Jemi në krah sepse: -Rendi i sotëm shoqëror i Shqipërisë është ngritur mbi gjakun e shtresës sonë, sepse vetëm ne e aspironim të kundërtën e rendit komunist.-Republika e sotme e mbizotëruar droga drejtohet nga krimi komunist. Kërkojmë: -Ndalimin e luftës së klasës dhe urrejtjes që ky pushtet ka ndaj të përndjekurve politikë. -Dënimin e krimeve të komunizmit. -Drejtësi në çështjet e pronësisë.-Largimin e kriminelëve të djeshëm nga çdo funksion publik, e konkretisht të oficerëve të Sigurimit, të hetuesve, gjyqtarëve e prokurorëve, hierakëve të komiteteve të partisë, komuniteteve ekzekutive, organizatave të masave, etj. Jo vetëm kaq, por largimin deri në tre breza të trashëgimtarëve të tyre, sepse këto tre vite kanë treguar se janë sjellë edhe më egër sesa baballarët e tyre me të përndjekurit politikë. -Ndërtimin e shtetit sipas parimeve demokratike e tërësisht perëndimore. -Dëmshpërblimin e plotë fizik e material pa kushte të të gjithë shtresës sonë. Prandaj sot i ftojmë të përndjekurit të jenë bashkë me ne për t’u bashkuar me opozitën.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>