Të tjera detaje nga dosja ‘Habilaj’/Ish ministri Saimir Tahiri ka udhëtuar 4 herë së bashku me Artan Habilajn

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregojnë se në vitin 2014, Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria katër herë së bashku me Artan Habilajn, të cilit i ka shitur makinën. Udhëtimet e Saimir Tahirit me Artan Habiljan, sipas hetimeve, janë bërë në muajin gusht të vitit 2014. Ndërsa makinën që Tahiri i shiti në 2013 kushëririt të tij Artan Habilaj, ky i fundit ia ka shitur më pas vëllait të tij, Moisi Habilaj. Sipas organit të akuzës, Moisi Habilaj ka përfituar nga lidhjet e ngushta me Tahirin kundrejt shpërblimeve, ndërsa ish-ministri dyshohet se ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminal, që vepronte në trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Tahiri akuzohet për trafik droge në bashkëpunim në grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror. Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, pasi e konsideron person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa deklaron se “mund të fshehë në shtëpi prova nga përfitimet”. Pritet që organi i akuzës që ka kërkuar heqjen e imunitetit të Tahirit dhe arrestimin e tij, do përfaqësohet në Këshillin e Mandateve nga prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Vladimir Mara.

Mediat greke plasin bomën: “Audi” i Tahirit ka transportuar disa herë drogë nga Greqia

Mediat greke kanë nxjerr në pah detaje të reja nga Organizata kriminale e Habiljave. Edhe një here tjeter janë konfirmuar lidhjet e forta me ish ministrin e fuqishëm të Ramës, Saimir Tahiri. Sipas “Zougla”, Habilajt kanë trafikuar disa herë drogë edhe nga Greqia. Dhe trafiku, sipas të njëjtit burim, bëhet përmes “Audit A8” i ministrit Tahiri, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka shitur kushërinjve të tij Habilaj, që nga viti 2013. “Hetimet nga vendi fqinjë kanë prova të forta se droga është transportuar nga Shqipëria në Itali nëpërmjet kufirit grek, shpesh me një nga makinat shtetërore të ish-ministrit”,- shkruan media greke.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>