Teatri i Ramës në Peshkopi dhe shëndetësia e rrënuar në Dibër

xhemali-profil

Klientët e qeverisë mbledhin bagëtinë e Dibrës dhe e therin në Lezhë!

 

Në kuadër të teatrit që u luajt në fundjavë në Peshkopi nga gjithë ministrat e Kabinetit “Rama 2” bashkë me dirigjentin e tyre “artistin e mbetur në tentativë” Edi Rama, ishte edhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Edhe kjo e fundit mori urdhrin të luajë teatër në spitalin rajonal të Peshkopisë. Po ky i fundit veç spital nuk mund të jetë dhe këtë duhet t’ia kishin treguar ministres. Nëse ka kushte të mira akomodimi e fjetje bëjeni hotel për llixha. Nuk mund të jetë spital sepse në një kat ka 16 dhoma dhe 3 zyra infermierie. Personeli ka vetëm një banjo. Nuk ka asnjë dush dhe dush nuk quhen “fuçitë”. Nuk është spital, sepse nuk ka mjekë dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për ta zgjidhur. Mungesa e mjekëve ka bërë që të kemi edhe raste ekstreme, deri ne humbje jete te njerëzve. Shpesh është dashur të transportohen me helikopter .Dibranët rropaten dyerve të spitaleve të Tiranës për një apendesit si kurrë më parë sepse edhe ato 2 – 3 mjekë që kishin i futën në politikë.  A ka dijeni Ministrja, se pse nuk ka filma grafie prej më shumë se 5 muajsh , dhe njerëzit përplasen derë më derë pa shpresë duke u rikthyer për të disatën herë pa gjetur zgjidhje.

Pse po e mbajnë peng zgjedhjen e drejtorit a thua se populli nuk e din se ai është i para/emëruar.  A ka dijeni zonja Ministre se ato bluzat me të cilat kanë pozuar zonjat në krah të saj , i kanë blerë me lekë xhepi , duke ushtruar presion për ti blerë tek klientët e partisë. Në fund a ka dijeni zonja ministre se të sëmurët e spitalit të Peshkopisë kanë një muaj pa mish.  Zonja Ministre ato njerëz aty janë për tu shëruar dhe jo për tu sëmurë me keq se sa ishin. Vërtet skeni mjekë ti shëroni , por të paktën mos i vdisni për të ngrënë…! Takimet fasadë të qeverisë dhe ministrave në Dibër, po çfarë përfituan vetë dibranët. Erdhën dhe s’thanë asgjë . Erdhi dhe “Nikua” që pak ditë më parë akuzoi dibranët se s’dinë të mbarështojnë blegtori. Erdhi veç pak metra larg thertores dhe nuk u afrua të shikonte thertoren që plotësonte gjitha kushtet e liçensuar nga AKU. Niko paniku vjen në Maqellarë të kontrollojë efektin e monopolit të mishit. Vetëm pak ditë më parë me një të rënë të lapsit Niko Paniku mbylli gjitha thertoret , edhe ato që plotësojnë kushtet higjeno-sanitare dhe vetë AKU i ka çertifikuar. Siç e shikoni nga vulat mishi është therur në Tiranë dhe shitet në një dyqan në Maqellarë. Tashmë ka marrë përmasat e një skandali pasi mbyllja e thertoreve ka lënë pa mish spitalin rajonal të Peshkopisë, të Bulqizës dhe të Matit. Prej tre javësh nuk kanë parë mish as fëmijët e çerdheve, edhe pse faturat për prindërit shkojnë nga 40-60 mijë lekë të vjetra. Niko paniku po shton informalitetin duke detyruar fermerët që të therin “gjedhët ” nëpër shtëpitë e tyre duke mbledhur klientët me lista nëpër fshatra si në kohen e diktaturës. Po Niko paniku nuk ka faj se erdhi në Dibër me ushqim nga Tirana, me shërbim nga Tirana, veç jufkat ishin të Dibrës.

Shqetësimit të tregtarëve nuk denjoi ti përgjigjej Kryetari Bashkisë e as Drejtori i AKU-se Agron Cara. Me siguri urdhri i Nikos ishte ligj. Tregtarët e mishit dhe kasapët pritën një takim me ministrin Niko Paniku ,por ky i fundit nga paniku i injoroi sa i detyroi ta zënë për xhakete . Në fakt s’kishte çtë bënte tjetër pasi thertoret janë mbyllur për mustaqet e Çelos, pse inspektori ka parë një mizë apo se mungon një lavaman brenda stallës së viçave. Në emër të shtetit Niko Paniku po krijon një mega-aferë korruptive, një monopol të tregut të mishit. Në përpjekje për të mbështetur një bande kliente të qeverisë Nikua po bën “tufëzimin” e dytë pas atij që bëri “idhulli” i tij në 1981 kur i tufëzoi të gjitha bagëtitë. Të urdhërosh një “klient të qeverisë”të mbledhë gjithë bagëtinë e Dibrës, ta therësh në Lezhë dhe tua shesësh dibranëve kjo s’është parë e dëgjuar. Jo vetëm se rrit çmimin me 300 lekë për kile por ne Dibranët e kemi qejf të konsumojmë produktet e vendit, paçka se qeveria juaj erdhi me “harxhe” me vete. Çfarë po ndodh në Dibër?. Prej tre javësh tregu s’ka fare mish. Prej tre javësh spitalet janë pa mish. Prej tre javësh çerdhet dhe kopshtet janë pa mish. Prej tre javësh qytetarët janë pa mish. Por aq sa e ndali diktatori që adhuron Niko Paniku aq mund ta ndalin edhe këto pasardhësit e tyre. Dibra ka mbajtur Tiranën me mish të freskët vendi , ndaj ta harrosh ti dhe kushdo klient i sojit tuaj se mund të detyroni dibranët të hanë mishin e ngrirë që si dihet nga e ka prejardhjen.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>