T’i dëgjojmë ndërkombëtarët duke menduar kombin  

meli

Me rastin e zgjedhjeve e të konfliktit politik që ka degraduar në një krizë të thellë për vendin tonë, ndërkombëtarët po shprehen në funksione të ndryshme. Secili prej tyre po përpiqet që parimet demokratike që përfaqësojnë institucionet prej nga vijnë, t’i përfshijnë si zgjidhje të mundshme, në funksion të zgjidhjes së kësaj krize politike. Jemi apo nuk jemi dakord me këto gjykime të kësaj përfaqësie të huaj, ne duhet të tregojmë vlerësim, në masën që nuk cënohen interesat tona kombëtare. Dhe deri këtu politika shqiptare është dalluar, jo vetëm që ka parë me vlerësim çdo mendim e gjykim, por jo rrallë herë ka parë edhe me tepëri. Në këtë situatë ku gjendemi duhet kaluar në një analizë të detajuar, e cila mbi të gjitha duhet të ketë parasysh pikërisht interesat kombëtare.

Lind pyetja:Kush po e dëmton kombin? Aktualisht fenomeni i drogës. Shqipëria është kthyer në Kolumbi të Europës. Prej saj, mjaft të rinj po mbeten viktima. Shkollat, po ashtu janë kthyer në vatra të konsumimit të kësaj lënde narkotike, duke u shkatërruar jetën mjaft adoleshentëve, por edhe familjeve të tyre. Nëse nuk do të reagojmë për këtë situatë, spiralja e përgjakshme e krimit vetëm sa ka filluar dhe do të shtohet. Droga dhe narkotrafiku sjellin veç shkatërrim të jetës së shoqërisë e të pasurive te vendit. Kështu ka ndodhur kudo në botë, kështu po ndodh edhe në Shqipëri. Së dyti: pjesëmarrja në politike e kriminelëve. Me Edi Ramën, bandat më në zë u veshën me pushtet, duke iu dhënë rol kyç në drejtimin e vendit. Edi Rama dhe çeta e tij politike i hapi dyert krimit, i kandidoi për deputetë, i futi në Parlament, i bëri kryetar bashkish. Por, nuk u mjaftuan me kaq; i bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtorë krimesh. Efekti i gjithë kësaj politike të inkriminuar është pasojë në mbulimin e vendit me drogë, ku të ardhurat që gjenerohen prej bumit të kultivimit e trafikimit të lëndës narkotike u përdorën në blerjen e zgjedhjeve, siç ishte rasti më i Dibrës dhe Kolonjës dhe po tentohet që të përdoren në zgjedhjet e ardhshme. Në fakt mbulimi i vendit me drogë është projekt i vetëm politik i Edi Ramës, në të cilën ka investuar plot një mandat. Këtë nuk mund ta lejoj opozita. Së treti: gjendja mjerane dhe dëshpëruese e qytetarëve. Shqiptarët sot kanë marr rrugët, duke boshatisur vendin e tyre, ndërsa të rinjtë shpresë thyer gjenden në depresion për shkak të mungesës së të ardhmes. Shkollat dhe universitetet janë kthyer në qendra biznesi për miqtë dhe klientelën e kryeministrit, ndërsa profesionistët janë hedhur në rrugë duke u zëvendësuar rëndomë me militant partie. Në 2017-ën në Shqipëri janë shtuar familjet që nuk kanë se me çfarë të mbyllin një vakt, pasi vende punë nuk ka. Sot, fermerët kanë zëvendësuar të mbjellat me hashashin. Këto janë disa nga arsyet që PD ka zgjedhur protestën si të vetmen zgjidhje demokratike që do të pengoj përdorimin e parave të drogës dhe kriminelëve në zgjedhje. Pasi triumfi i tyre është vdekje e kombit. Çlirimi i vendit nga kthetrat e nomenklaturës së krimit, mafias e trafikantëve është detyrë historike prej themeluesve të kombit.

Por në tiradat e ndërkombëtarëve po bëhet një sy qorr e një vesh shurdh, duke mos u përmendur kjo fatkeqësi e madhe që rrezikon vendin tonë. Duke mos folur rreth kësaj çështje mjaft problematike që po mban peng vendin, po i jepet ‘zemër’ kryeministrit kanabist që të vazhdoj i qetë projektin për uzurpimin e vendit. Duke mos parë këtë realitet të kudo gjindshëm, ky ‘tip përfaqësie’ e huaj po e çon Shqipërinë drejt destabilitetit, në vend që të ndihmojë në gjetjen e një konsensusi që fituesit në fund të jenë shqiptarët. Prej ditësh, kemi dëgjuar deklarata krejt të njëanshme, të cilat fajësojnë opozitën për ngërçin e krijuar në vend. A thua vallë që kryeministri shqiptar, përgjegjës për situatën dramatike që po kalon vendi, ku shteti i është dorëzuar narko-mafias,është i papërlyer? Apo këta ‘eksponentë’ gjenden nën efektin e milionave të siguruara nga ky masivizim i kultivimit të lëndës narkotike? Por, dielli nuk mund të mbulohet me shosh dhe jehona e opozitës se zgjedhjet do të blihen pikërisht nëpërmjet investimit të këtyre parave, kurrsesi nuk mund ta mbrojnë Ramën, edhe nëse duke hapur thesin e narko-parave, ai do të vijoj të blejë qëndrime e deklarata pro tij. Qeveria e ka prodhuar këtë fatkeqësi, opozita prej gati 3 muajsh ka marr përsipër përgjegjësinë për ta ndaluar këtë batërdi kombëtare. Ndaj në qoftë se i shërbehet kombit, çdo veprim politik duhet të linçohet si i drejtë. Historia nuk mban mend burokratë, mban mend vepra politike, zgjidhje dhe qëndresë, pavarësisht kostos.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>