Tjetër denoncim/Ish-kryeministri flet për pazaret me tendera të kryebashkiakut të Librazhdit dhe deputetit Taulant Balla

ber

Berisha: Gurra dhe Balla vjedhin e pasurohen në mënyrë të paligjshme

Pazaret me tenderat në bashki të ndryshme të vendit të drejtuara nga eksponentë të ardhur nga radhët e Partisë Socialiste e që janë përzgjedhur për shkak të lidhjeve kriminale ose shërbimit si marioneta ndaj kryetarit Edi Rama janë denoncuar në mënyrë të vazhdueshme nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ditën e djeshme duke publikuar denoncimin e një qytetari nga Librazhdi ai ka nxjerrë në pah disa fakte tronditëse lidhur me vjedhjen masive dhe favorizimet në tendera që bën kryebashkiaku Kastriot Gurra në bashkëpunim me deputetin e zonës Taulant Balla dhe shoferin e tij. Sipas Berishës dyshja Gurra-Balla ushtrojnë korrupsion masiv, marrin ryshfete për leje ndërtimi dhe tenderat që i japin kompanive të ndryshme dhe vjedhin duke u pasuruar në mënyrë të paligjshme në kurriz të qytetarëve. “Përshëndetje! Dua të denoncoj kryetarin e bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra, si një njeri të korruptuar dhe arrogant me popullin e Librazhdit. Po e nis si njeri i korruptuar. Të gjithë e njohin Kastriot Gurrën para 2013 kush ishte. Njeri i varfër me makinë Golf 3 që mezi ndizej dhe me shtëpi me qera. Sot që ne flasim, Kastriot Gurra ka një BMË seria 7, tre shtëpi dhe miliona lekë kesh. Si i arriti të gjitha këto do të thoni ju? Dy vite si drejtor i Aluiznit, qarku Elbasan dhe dy vite si kryetar i Bashkisë Librazhd. Jeta e tij luksoze filloi kur u vu në krye të Aluiznit Elbasan, dhurata nga më të ndryshme, I-phona, kostume, ora, këmisha, lekë në dorë nga sekserët. Njëri është Misiri i Hotel Ballkan, i cili i fali dhe një Mercedes C klas Kastriotit, por asnjë legalizim nuk bëri për qytetarët e Librazhdit. Të gjithë i gënjeu ashtu siç i gënjen edhe tani që është kryetar bashkie. Në 2015 Partia Socialiste e mandaton kryetar bashkie në Librazhd. Këtu fillon edhe vënia e pasurisë më të madhe. Tek tenderi i parë, qendra e qytetit që u fitua dhe realizua nga Panajot Korani, përfitoi nga ky i fundit një shtëpi në Durrës dhe një BMË seria 7. Shtëpinë e ka në emër të një të afërmi ndërsa makina është në emër të të atit të Panajotit. Tenderi i dytë, lagja numër një Arbër Abazi dhe i treti ujësjellësi i ri Zif Bajrami, i dhuruan një apartament në Tiranë. Nga tenderi numër katër rregullimi i lagjes numër dy përfitoi një apartament 120 m2 dhe një garazh 40 m2 në qendër të qytetit nga pronari i pallatit Nuri Balla, i cili është edhe përfituesi i tenderit, ndërsa dhëndri i tij që ka mobileri i kompletoi shtëpinë. Tenderi numër pesë, prita e lumit Shkumbin. Pyesni Viktoria Invest sesa lek i ka dhënë kesh. Nuk po flasim për rikonstruksione shkollash dhe investime të tjera që shumat që kerkon për të të dhënë tenderin variojnë nga 5 milion–10 milion e më shumë. Po ju jap një rast që ta kuptoni mirë dhe që e di tërë Librazhdi. Një vit më parë një mik i ngushtë i tij biznesmen nga Librazhdi, Lul Hasballa u ankua tek deputeti Taulant Balla se shoferi i tij i prishi pazarin e një tenderi me bashkinë për rikonstruksion shkolle. Luli ofroi 6 milion lekë, 5 për Kastriotin dhe 1 për shoferin e deputetit. Ndërsa shoferi i deputetit e shiti tenderin tek një tjetër që ofroi 7 milion, 2 për vete dhe 5 për Taulantin. Këtu zihet Luli dhe i tregon të gjitha zullumet që kanë bërë, ndërsa qytetarët e Librazhdit dëgjonin, qanin dhe qeshnin. Mos të flasim për sjelljen e Kastriotit, arrogant dhe mendjemadh. Sillet keq me qytetarët dhe fshatarët e Librazhdit. Nuk pret popullin, por rri tërë ditën dreka, darka me alkool e puro në Elbasan me femrat e Aluiznit, se dy nga ato i ka dashnore dhe i ka punësuar aty. Me pak fjalë faleminderit Taulant Balla që na vure kryetar bashkie një njeri që mendon vetëm për ty dhe jo për popullin. I urojmë Kastriot Gurrës që deri në fund të mandatit t’i ketë bërë 1 miliardë lekë pasuri. Populli i Librazhdit do e mbështes gjithmonë që Kastrioti të pasurohet”.

 

1 Koment

  1. Populli

    26/04/2017 at 12:41

    SJU A KA FAJIN KASTRIOTI.FAJIN E KENI VETE KUR E VOTUAT SI KASTRIOTIN APO ATE PALLEN APO BALLEN SI E QUAJNE.VAZHDONI E VOTONI PERSERI PS SE KETE MANDAT EDHE AJRIN E SHQIPERISE DO E JAPI ME KONCENSION DHE KONCISJONERI DO JU SHESI ME PARA.KJO ESHTE RIPJERDHJA.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>