“Together for Life” me mbështetjen e Ambasadës së Hollandës, trajnim për gazetarinë investigative

30124453_2031088660441407_8862588100428441685_n

Shoqata “Together for Life” me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta (Embassy of the Netherlands in Albania) organizoi dje një trajnim me gazetarët lidhur me korrupsionin në shëndetësi dhe të drejtat e pacientëve. Trajnimi u organizua me qëllim që gazetarët të aftësohen në gazetarinë investigative për të qenë më të saktë në pasqyrimin e lajmeve, por edhe më profesionalë në publikimin e tyre.

Të drejtat e pacientëve janë të miratuara në Shqipëri që prej vitit 2010, megjithatë njohja dhe respektimi i tyre mbeten një nga sfidat më të mëdha në sistemin shëndetësor, ndikuar në një masë të madhe nga niveli i lartë i korrupsionit në këtë sistem. Teksa Shqipëria po synon në futjen në BE, zbatimi i ligjit dhe ndjekja e rekomandimeve për sistemin shëndetësor janë shumë të rëndësishme. Trajnimi i gazetarëve dhe rritja e profesionalizmit të tyre do të çojë në rritje të presionit që ushtrohet ndaj qeverisë për të realizuar politika më të mira sociale dhe për të zbatuar më mirë ligjet në fuqi.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>