Tonelatat me drogë/BBC: Bandat shqiptare kontrollojnë trafikun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar

index

Media prestigjioze britanike BBC i ka dedikuar ditën e djeshme një tjetër shkrim kanabisit shqiptar dhe veçanërisht ndikimit që bandat e drogës të udhëhequra nga shtetas shqiptarë kanë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas BBC bandat shqiptare kanë një ndikim shumë të lartë në krimin e organizuar në vendin ishullor pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të vënë në kontroll situatën. “Grupet e dhunshme shqiptare kriminale po ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një raporti të zbatimit të ligjit. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se është shumë e shqetësuar nga ajo që quhet “ndikim i profilit të lartë të shqiptarëve në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”. Vërejtjet janë shprehur në vlerësimin vjetor të Agjencisë për natyrën dhe shkallën e krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. NCA tha se marzhet e fitimit në tregtinë e drogës mbetën “konsiderueshme” pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare. Mes atyre që shfaqën si një “kërcënim i mundshëm” ishin bandat shqiptare, të cilat Agjencia tha se kishin ndikim të veçantë në tregun e kokainës”, thuhet në shkrimin e BBC. Në shkrim citohen zyrtarë britanikë, të cilët theksojnë se bandat shqiptare karakterizohen nga gatishmëria e tyre për të përdorur dhunën, ndërsa Londra shihet si “qendra kryesore” e tyre, pavarësisht se ato janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. “Është një grup shumë i vogël, por i madh në ndikim. Ne kemi parë shfaqje të dhunës, veçanërisht rreth zbatimit të tregtisë së drogës, në këtë grup”, thotë  Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NCA-së, gjenerali Matthew Horne. Në raport gjithashtu thuhet se grupet kriminale serbe dhe turke “dominojnë logjistikën detare të kokainës”, ndërsa grupet turke dhe pakistaneze “vazhdojnë të mbizotërojnë trafikun e heroinës në Britaninë e Madhe”. Gjithashtu nënvizohet se korrupsioni midis stafit që punon në porte dhe aeroporte është një “çelës cënueshmërie”, sepse e bën më të lehtë që bandat të kontrabandojnë drogë dhe emigrantë të paligjshëm”.

Itali, sekuestrohen 700 kg kanabis shqiptar në bordin e një gomoneje/ Policia italiane e Maceratës, rajoni i Markes ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm një gomone me rreth 700 kg marijuanë në bord, e cila vinte nga brigjet shqiptare. Gomonia ishte braktisur nga skafistët në bregdetin e plazhit Porto Recanati të Macerratës, ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte e vendosur në 28 pako të mëdha me rreth 30 kg drogë secila. Autoritetet italiane bëjnë me dije se vlera e drogës së sekuestruar në tregun e shitjes do të sillte një përfitim prej 5 milionë eurosh për trafikantët. Gomonia ku është gjendur lënda narkotike ishte e pajisur me 2 motora të fuqishëm prej 200 kuaj fuqi secili dhe brenda saj policia italiane ka gjetur gjithashtu dhe 29 bidona me benzinë.

Policia gjen 376 kg kanabis të mykur në Voskopojë/ Policia e Korçës ditën e djeshme ka zbuluar rreth 376 kg kanabis të mykur, të cilën siç duket trafikantët nuk kanë arritur ta shesin. Pasi ka regjistruar rreth 10 kg si provë materiale, policia e ka asgjësuar këtë sasi droge me anë të djegies. Mësohet se kanabisi ishte fshehur në tunelet e malit të Shipskës në Voskopojë.

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    30/06/2017 at 05:42

    Dashuria e madhe e Rames me Toni Bler, me Erdoganin, me Vucic, me mafiozet italiane, deri tek ky I fundit, I cili na vjen ne Shqiperi dhe ben sondazhe pere te tallur popullin dhe per te mare disa miliona euro nga ai mafioz I komunizmit, I cili dirigjohet nga Ruci, si eksponenti me negative qe ka vendi yne qe ne Kohen e regjimit dictatorial, I cili nderohet dhe vleresohet nga Rama I pari me rastin e fitores se tij ne zgjedhje, eshte merita e Rucit, u shpreh gjithe mburje, po dihet ajo pune, se ky budallai I bakllavase, nuk ben asnje hap dot pa te, pa S. Tahirin. Po kur do t’i nxjerin ato fotot e S. Tahirit, Rames, mbase dhe te ndonje tjetri, te filmuara tek hoteli luksoz I K. Balilit, se jemi shume kurioze, po I keni, nxirini, gjeni momentin e pershtatshem, qe ta marin vesh te gjithe se cfare mostrash jane, po nuk ia nxoret, ashtu do vazhdojne ata prape, sepse tani I kane rruget te hapura, Tahiri nuk e pranoi se ishte ai, akuzoi direct Ramen para kamerave, pra keshtu vepron mafia komuniste, imoralitet, krim I organizuar, droge e trafiqe, nuk do asnje fjale me ky denim, vetem me keto vese ose cilesi te jashteligjshme, ata denohen dhe keshtu pushon daullja, dajria, tepsia e bakllavaja, hashurja, pastaj pas gjithe ketyre behet hallva, te cilen do t’ia beje Linda Xhillari, studentja e Sorosit qe I pregatit per te bere keto skenare, bashke me ato grate dhe te dashurat e tjera te dala nga ajo shkolle me para te pista. Ky eshte zinxhiri I mafias se organizuar. Krahas ketyre po shohim Shpetim Gjiken, vazhdojne deri ne Maqedoni, me nje shoqen e tyre te P.K. Jankulloska, e cila ka familjaret e saj ne Tirane e ne Korce, njerez shume te keqinj te atij regjimi, kam punuar me njeren, te cilat kane nje fytyre, po kjo e Tiranes eshte akoma me e shemtuar, sic ka dhe shpirtin, e ka denuar ZOTI qe kur eshte krijuar e deri tani ne pleqeri, e ka lene qyqe te vetme, sepse ashtu I kane bere te tjereve familjarisht. Mallkuar qofshin brez pas brezi, dita e gjykimit besoj se ka ardhur per te gjithe.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>