Turizmi shtetëror i Edvinit nuk preket nga viktimat e Adriatikut dhe Jonit

rama

Ngjarja e rëndë që ndodhi në bregdetin e Vlorës, ku katër të rinj humbën jetën shokoi mbarë opinion publik, përveç Edi Ramës. Zija e Vlorës dhe e turizmit shqiptar nuk zbutet nga indiferenca dhe pashpirtësia e një kryeministri që refuzon gjendjen mjerane të plazheve shqiptare dhe reklamon pasigurinë si fasadë të turizmit

Ish-kryeministri Berisha: Rama fyen të vdekur dhe të gjallë! Për të, zija e të tjerëve nuk ekziston

Skandal/ Në Durrës policia ndalon autobusët me pushues nga Kosova të hyjnë në rrugën “Pavarësia”

 

Ditën e shtunë një ngjarje e rëndë ndodhi në bregdetin e Vlorës, ku katër të rinj humbën jetën në plazh. Teksa opinioni publik u shokua nga ngjarjet që prekën kufijtë e një tragjedie, i vetmi që nuk reagoi ishte kryeministri i vendit Edi Rama, i cili indiferencës së tij i shtoi edhe nota cinizmi teksa ditën e djeshme e nisi duke publikuar një video nga bregdeti i Dhërmiut. Sikur të mos mjaftonte fakti se katër jetë njerëzish do të ishin shpëtuar nëse në bregdetin shqiptar do të kishte masa sigurie dhe roje plazhi për faj të paaftësisë së qeverisë së tij, Edi Rama nuk denjoi as të ngushëllonte familjarët e viktimave. Ndërkohë kryeministri Edi Rama është kritikuar ashpër edhe nga shumë ndjekës të tij në rrjetin social Facebook, ku edhe publikoi ditën e djeshme videon që tregonte bregdetin e Dhërmiut. Qytetarët  kanë qenë të irrituar prej mungesës së një reagimi, ku kreu i qeverisë të shprehet ngushëllimet për katër jetë të rinjsh të humbura në bregdetin e Vlorës, në ngjarjet shkaktare e të cilave është edhe dështimi i qeverisë për të aplikuar masat e duhura të sigurisë në plazhe. Qytetarët në komente i kanë kërkuar Ramës që të marrë masa për të mbrojtur jetët e njerëzve që po mbyten, ndërsa kryeministri i ka shpërfillur këto komente, ndryshe nga çbën me rastet e tjera, ku gjen kohë të bëhet ironik dhe satirik. “O Pasha, po merr ndonjë masë për bregdetin se po vdesin njerëz për mungesën e rojeve të plazhit. Këto 3 muaj nuk të kushton asgjë të punësosh 1000 life-guards në të gjithë Shqipërinë”, thuhet në një nga komentet në postimin e Edi Ramës. Ndërkohë një tjetër qytetar shkruan se nuk kanë vlerë pamjet paronamike të bregdetit përpara vlerës së jetes së njeriut, duke i kujtuar se duhen marrë masat për të rujatur jetën e plazhistëve. “Z. kryeministër tragjedia e djeshme në Vlorë dhe Durrës është vërtetë trishtuese. Kaq e vështirë është që të bëhet një ligj i brendshëm, për mbrojtjen e qytetarit nga vdekja në plazhet e shtetit të okupuar nga i forti i pushtetit ose nga të korruptuarit e shtetit. Në gjithë bregdetin e vendeve europiane ka roje bregdetare të pajisura me të gjitha mjetet e shpëtimit. Në Shqipëri nuk ekzistojnë”, thuhet në një tjetër postim.

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    18/07/2017 at 03:55

    Kriminelet nuk kane shpirt, po u ku e dine njerezit se ai me te vertete e ka pare apo degjuar kete tragjedi, ju lexoni se cfare shkruhet ne Fb e tij, ato I shkruajne te tjeret, ai kushedi se me cfare meret, siduke shikon qejfin e tij, se po I iken vera dhe nuk po bredh dot neper bote, ben hesapet e parave te droges se ku I ka dhe kur do t’i mare, apo shan me gjuhe te nje rrugaci te gjithe ata qe I kapen 17 ton droge, me parate e te cilave do bente gradacelat bashke me lali Erin, keshtu qe ai ben ca takime elektorale, qe t’i kene njerezit paradhenie per zgjedhjet e ardheshme, sepse shumica do vdesin, aresyen e di mire ai, nje pjese do ikin dhe keshtu ben bilancin se sa vota do vjedhe prape, po ato foto kush ia ka bere, te tille njerez mbledh rreth vetes, tenxherja – kapakun, ndryshe nuk behet hashurja dhe fasulja. Mjer Shqiperia ne dore te kujt ka rene, ai kujton se vetem ai ka……., por dhe miza ka o derezi, Perendia kur krijoi gjallesat, I krijoi me te gjitha shqisat dhe veglat, mjer ti qe te krijoi pa tru, gjysmen e ke bosh fare, se sa here qe flet, vetem idiotizma thua, vetem ata qe jane si ty te vijne pas, te mencurit, te edukuarit dhe familjaret e regullt, te largojne nga memoria, te injorojne dhe te turperojne sa here kalon e kudo qe shkon, si ne Shqiper, ashtu dhe neper Evrope, dy si ty nuk gjen, se je specie e rralle per te vene ne ekspozite, si UFO.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>