Ultimatumi i Thaçit: “Jap dorëheqje nëse Kuvendi nuk voton për formimin e ushtrisë”

thac

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të krijohet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian. Thaçi ka thënë se, para se të dorëzontë Projektligjin në Kuvend, ai është konsultuar me “partnerët relevantë ndërkombëtarë” dhe me partnerët e koalicionit qeverisës. “Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe kryetari të Kuvendit”, ka thënë Thaçi për televizionin publik të Kosovës, në një intervistë që transmetohet sonte 9të premten në mbrëmje). Ai e ka quajtur të drejtë ligjore të tij procedimin e projektligjit. “Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, citohet të ketë thënë ai. Sipas RTK-së, Thaçi ka thënë se do të japë dorëheqje nga pozita e Presidentit, nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>