Universitarë, nuk është thjesht çështje pagash

Si anëtar i Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare, lyp mbështetjen e të gjithë universitarëve kudo qofshin për këtë deklaratë!

Nuk është thjesht çështje pagash, por për faktin që menaxhimin e universiteteve publike e ka hedhur në erë ligji për arsimin e lartë, si edhe praktikat klienteliste, dhe të drejtimit me komisarë politikë, qëndrimet e politizuara, dhe paaftësia e ministrisë së arsimit e gjunjëzuar plotësisht ndaj lobive që kërkojnë shkatërrimin e të gjitha vlerave publike.  Deklaratë e Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare/Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në universitetet publike shqiptare të krijuara nga bllokimi i fondit të pagave nga ana e qeverisë shqiptare gjë që ka sjellë mosdhënien e pagave për trupën akademike dhe personelin administrativ të universiteteve publike. Një situatë e tillë ka shkaktuar revoltën dhe reagimin e drejtë të dhjetëra profesorëve dhe të personaliteteve më në zë të botës universitare shqiptare. Në shenjë të mirënjohjes për reagimin e tyre si dhe të përgjegjësisë dhe misionit që forumi i ka vënë vetes që prej krijimit të tij në vitin 2007, grupi koordinator i forumit u mblodh mbrëmë vonë dhe pas analizës së situatës së krijuar në universitet vendosi t’i drejtohej kolegëve, opinionit publik, institucioneve të zgjedhura universitare dhe institucioneve përgjegjëse qeveritare me këtë deklaratë.

  1. Gjendja e krijuar është pasojë e rëndësishme e ligjit të arsimit të lartë kundërshtuar prej kohësh nga trupa akademike e UT-së dhe nga forumi
  2. Qeveria shqiptare me veprimet dhe mosveprimet e veta duhet të mbajë përgjegjësinë për bllokimin e pagave dhe për bllokimin e përgjithshëm të punës në universitetet shqiptare. Ndjesa publike e kërkuar edhe pse e vlerësuar, nuk zgjidh asnjë nga problemet reale që ka universiteti sot. Përfaqësuesit e shtetit në bordin e administrimit janë pjesë e bllokimit. Forumi mendon se qeveria po bën aleancë me kastën që është përgjegjëse për gjendjen aktuale në universitet duke e rënduar më tepër atë. Pagat e universitetit janë më të ulëtat në rajon dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë.
  3. Qeveria shqiptare me veprimet dhe mosveprimet e veta duhet të mbajë përgjegjësinë për bllokimin e pagave dhe për bllokimin e përgjithshëm të punës në universitetet shqiptare. Ndjesa publike e kërkuar edhe pse e vlerësuar, nuk zgjidh asnjë nga problemet reale që ka universiteti sot. Përfaqësuesit e shtetit në bordin e administrimit janë pjesë e bllokimit. Forumi mendon se qeveria po bën aleancë me kastën që është përgjegjëse për gjendjen aktuale në universitet duke e rënduar më tepër atë. Pagat e universitetit janë më të ulëtat në rajon dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. Fondi i pagave mbulohet vetëm pjesërisht nga qeveria (9 nga 12 muaj) dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. Fondet për kërkimin shkencor nga ana e qeverisë janë më të ulëtat në Evropë dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. Qeveria duhet të ulet më në fund me ne, trupën akademike, për të bashkëndarë përgjegjësitë dhe gjetur zgjidhjet.
  4. Strukturat menaxhuese që burojnë prej këtij ligji: Bordi i administrimit dhe administratorët që drejtojnë prej më se dy vjetësh Universitetin e Tiranës janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen e krijuar dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagat. Ata, me arrogancën e komisarëve politikë, jo vetëm që

janë shkaktarët e krizës por qëllimisht kanë tentuar të poshtërojnë trupën akademike dhe administrative duke mos u dhënë asnjë shpjegim asambleve, senatit, përgjegjësve të departamenteve, dekanëve dhe rektorit të universitetit për gjendjen e krijuar.

  1. Kjo është shenja e parë e dukshme e krizës menaxhuese të UT-së që nuk mund të shpjegohet vetëm me paaftësinë. Administratorët dhe bordi i administrimit ka krijuar një situatë të paprecedent të bllokimit të universitetit prej më se një viti. Bordi dhe administratorët nuk përfaqësojnë interesat e universitetit, por interesa politike dhe të grupeve okulte të kastës universitare që kanë dominuar këto 20 vjet në mënyrë abuzive UT-në
  2. Institucionet përfaqësuese të UT-së si senati dhe autoritetet e zgjedhura në të gjitha nivelet, përfshi përgjegjësit e departamenteve, dekanët dhe rektori nuk kanë vepruar shpejt dhe me efikasitet në mbrojtje të interesave të UT-së duke lejuar një degradim të vazhdueshëm të gjendjes në UT.

Duke parë gjendjen e krijuar në universitet bordi i forumit ka vendosur organizimin e një takimi me pedagogë, studentë dhe nëpunës të administratës së universitetit ditën e hënë, 12 shkurt, ora 10 në ambientet e godinës Liria pranë Qytetit Studenti, për të diskutuar dhe marrë vendimet për reagimin e mëtejshëm për çështjet e mëposhtme:

  1. Moskalimin e pagave
  2. Për të përcaktuar hapat dhe modalitetet për shkarkimin e bordit të administrimit dhe administratorit të UT-së.
  3. Për të përcaktuar hapat dhe grupin negociator me kryeministrin dhe ministren e arsimit për gjetjen e modaliteteve për zhbllokimin e universitetit dhe kthimin e tij në normalitet funksional dhe demokratik. Qeveria duhet të marrë përsipër pagesën e plotë të grantit qeveritar për pagat i cili aktualisht mbulon vetëm 9 muaj nga 12 muaj të pagave të UT-së dhe duhet të nisë procedurat financiare për ekuivalentimin e pagave në universitet me atë të kolegëve të vendeve të rajonit (së paku nivelin e pagave në Republikën e Kosovës)
  4. Hapjen e një debati brenda universitetit me organet e zgjedhura për realizimin e standardeve të akredimit, të cilësisë së mësimdhënies, punës shkencore dhe rikonceptimit të rolit të UT-së në fushën e dijës dhe në shoqëri

Grupi koordinator i forumit ka bindjen e plotë se gjendja e nënshtrimit të trupës akademike çon në dekompozimin e UT-së dhe se një lëvizje për përballimin e kësaj situate, ku nuk përjashtohet edhe thirrja e një greve të përgjithshme në rast të refuzimit të negociatave apo të dështimit të tyre, është sa emancipuese, aq edhe e domosdoshme. Kordinadori i Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare Prof. Assoc. Dr. Mark Marku

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>