Vetting-u antikushtetues/Pas letrës së ministrit të Drejtësisë, kreu i Shtetit i shkruan Kuvendit

nishani-1

Presidenti Nishani: Cili është misioni i vërtetë i Bordit të Menaxhimit të OMN-së në Shqipëri?

Dy ditë më parë në media bëri bujë letra e ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili drejtuar Kryeministrit, kreut të Kuvendit dhe Presidentit ku theksohej se konsensusi i 21 korrikut kishte të bënte me vëzhgues ndërkombëtarë me jo më pak se 15 vite eksperiencë dhe pa një bord menaxhues të ONM-së. Ndërkohë ditën e djeshme ishte radha e Kreut të Shtetit Bujar Nishani që t’i niste një letër kërkesë Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me bordin e ONM-së si institucion që nuk është parashikuar në ndryshimet e miratuara nga deputetët. Në këtë letër të nisur kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe krerëve të grupeve parlamentare, Presidenti Nishani kërkon informacion në lidhje me këtë zhvillim që pretendohet të jetë antikushtetues.“Operacioni  Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëzhguesit ndërkombëtarë pas njoftimit të Këshillit të Ministrave. Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse. Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për shkelje të rënda”, thuhet në aneksin e Kushtetutës së ndryshuar, në Nenin B dhe pikën 2 të tij.

Sipas Presidentit Nishani ndryshe nga ky përcaktim kushtetues raportimi i ministrit Vasili për ngritjen e një strukture të re, të quajtur Bordi i Menaxhimit të ONM-së, si dhe roli e përbërja e përhershme e tij nuk gjejnë asnjë mbështetje në Kushtetutë dhe përbëjnë një shqetësim serioz duke cenuar besueshmërinë dhe gjykimin e kësaj strukture.“Është parimi i Kushtetueshmërisë funksionale që më detyron mua të parin si President i Republikës dhe të gjithë organet dhe strukturat e parashikuara në Kushtetutë, të zbatojnë drejtpërsëdrejti Kushtetutën germë për germë. Në këtë fazë të rëndësishme dhe të prekshme të procesit të zbatimit të reformës në drejtësi, inkurajoj të gjitha palët politike që të marrin masat e nevojshme në respektim të Ligjit Themelor të shtetit shqiptar, në një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, me qëllim kthimin e besueshmërisë së publikut ndaj këtij procesi”, shkruan Presidenti Bujar Nishani në letrën e tij drejtuar Kuvendit.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>